E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri, rreptesi ndaj te huajve

TIRANË - Kthimi i shqiptareve nga vendet e huaja duket se eshte rritur sidomos gjate ketij viti. Gjate 11 muajve vitit 2008, ne aeroportin e Rinasit, jane 3083 qytetare shqiptare qe jane deportuar nga vende te ndryshme. Ne analizen vjetore te veprimtarise se Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Tirane, per vitin 2008, qe u zhvillua paraditen e djeshme ne ambientet e kesaj drejtorie. Ne kete analize moren pjese perfaqesues nga Ministria e Brendshme dhe nga Policia e Shtetit. Zv. Ministrja e Brendshme Iva Zajmi, vleresoi punen, perpjekjet dhe sfidat e Policise Kufitare. Ajo, vleresoi rendesine e ketij institucioni, i cili me organizimin e ri te Policise se Shtetit, ka fituar kompetencat te plota per ruajtjen e kufirit, si dhe kontrollin e te gjitha aktiviteteve te paligjshme si, kontrabanda, apo trafiqet e te gjitha llojeve, duke kerkuar nga strukturat e kesaj drejtorie, pergjegjesi dhe performance. Zajmi tha se, rendesia e kesaj drejtorie qendron ne faktin se ajo eshte e lidhur me piken e kalimit nderkombetar kufitar te aeroportit te Rinasit, si i vetmi aeroport civil i vendit, ku fluksi i levizjeve se njerezve dhe mallrave eshte i konsiderueshem, cka kerkon edhe nje personel te kualifikuar.

Drejtori i Migracionit te Ripranimit ne Policine e Shtetit, Nikolle Ndoci, i pranishem ne kete takim, duke folur per progresin e kesaj drejtorie, e krijuar prej nje viti, mbeshtetur ne ligjin e ri te Policise se Shtetit, e cilesoi ate si pjese e progresit te pergjithshem te Departamentit te Kufirit dhe Migracionit , ne permbushjen e misionit te saj. Drejtoria Rajonale e Migracionit Tirane mbulon qarkun e Tiranes dhe ate te Elbasanit per te huajt, ku pika kryesore eshte Aeroporti Nderkombetar "Nene Tereza". Objektivat e kesaj drejtorie jane, aktet ligjore dhe nenligjore si dhe zbatimi i tyre, ndjekja dhe zbatimi i kerkesave per pajisjen e shtetasve te huaj me leje qendrimi,verifikimet e nevojshme te kerkesave paraprake per vize per shtetasit e huaj, ndjekja e zbatimit te urdher largimeve te te huajve qe ndodhen ne menyre te parregullt ne vendin tone, si dhe zbatimi i detyrimeve qe rrjedhin nga marreveshjet e ripranimit si dhe parandalimi i veprimtarise kriminale qe mund te kryhet nepermjet kufirit shteteror.

Drejtori i kesaj drejtorie, Saimir Boshnjaku, u shpreh per nje rritje te situates se kontrollit dhe mbikeqyrjes se kufirit shteteror, me gjithe numrin e shumte te pasagjereve qe hyjne dhe dalin ne Aeroport, si dhe veprat penale te evidentuara. Per vitin 2008, tha ai, jane prapesuar ne kufi 221 qytetar te huaj per dokumentacion te parregullt, qe fale punes se bere nga sherbimet e Komisariatit te Aeroportit te Rinasit, krahasuar me vitet e meparshme ka nje rritje te ndjeshme. Gjithashtu, jane bllokuar 206 pasaporta te qytetareve shqiptare si dhe 2 pasaporta te te huajve, te shpallur ne kerkim. Jane gjobitur ne piken e kontrollit te Rinasit 626 te huaj per shkeljen e afatit te qendrimit . Disa kompani ajrore jane gjobitur per mosrespektim te ligjit "per te huajt", nga vjelja e te cilave jane arketuar rreth 10 milione leke. Fluksi i pasagjereve nga 500 mije pasagjere ne vit, ka shkuar ne 1.200.000 i cili pritet te shkoje ne 1.500.000, cka do te kerkoje edhe nje infrastrukture me te mire dhe nje performance te strukturave te kesaj drejtorie.

Objektivat e vitit 2009

Lidhur me objektivat per vitin 2009, Boshnjaku u shpreh se paresore ne punen e kesaj drejtorie,eshte zbatimi i detyrimeve qe rrjedhin nga strategjite kombetare, si per menaxhimin e integruar te kufijve, ashtu edhe per strategjine kombetare te migracionit, rritjen e bashkepunimit me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit, rritjen e kontrollit te sigurise, kontrollin e shtetasve te huaj ne territorin e Shqiperise, si dhe parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Kompetenca e Drejtorise Rajonale te Kufirit

Drejtoria Rajonale e Migracionit Tirane mbulon qarkun e Tiranes dhe ate te Elbasanit per te huajt, ku pika kryesore eshte Aeroporti Nderkombetar "Nene Tereza". Objektivat kryesore te kesaj drejtorie jane aktet ligjore dhe nenligjore si dhe zbatimi i tyre, ndjekja dhe zbatimi i kerkesave per pajisjen e shtetasve te huaj me leje qendrimi,verifikimet e nevojshme te kerkesave paraprake per vize per shtetasit e huaj, ndjekja e zbatimit te urdher largimeve te te huajve qe ndodhen ne menyre te parregullt ne vendin tone, si dhe zbatimi i detyrimeve qe rrjedhin nga marreveshjet e ripranimit si dhe parandalimi i veprimtarise kriminale qe mund te kryhet nepermjet kufirit shteteror.

Puna e vitit 2008

1.158.328 pasagjere kane qarkulluar ne aeroport

134 vepra penale me 234 autore jane kapur ne Rinas

25 persona te shpallur ne kerkim jane kapur ne Rinas

3377 qytetare te huaj kane aplikuar per leje qendrimi

76 shqiptare ekstraduar, pasi ishin shpallur ne kerkim

3083 shqiptare jane deportuar nga vende te ndryshme

16 te huaj jane larguar me urdhra nga Shqiperia

681 qytetare te huaj jane gjobitur ne vendin tone

171 persona jane prapesuar si te parregullt ne kufi

3 raste te kalimit te mallrave kontrabande jane zbuluar

50 qytetar shqiptare jane prapesuar ne kufi

221 qytetare te huaj te prapesuar ne kufi

192 numri i te huaj per te cilet eshte kryer procesi i perzgjedhjes

681 masa administrative jane dhene per te huajt

22 qytetare jane identifikuar si viktima te prostitucionit

208 pasaporta jane bllokuar si te parregullta


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›