E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria shtyn edhe per tre muaj hetimet e "Gerdecit"

Tirane- Dosja "Gerdeci", prokuroria perplaset me mbrojtesit dhe te pandehurit. Shkak eshte bere shtyrja e afatit te hetimit edhe per tre muaj te tjere nga ana e prokurorise si dhe komunikimi i ketij vendimi, te pandehurve. Burime prane Prokurorise se Pergjithshme bene me dije dje se hetimit per tragjedine e Gerdecit pritet t'i jepen fund ne muajin mars 2009, pikerisht nje vit pas tragjedise se 15 marsit. Shtyja e afateve te hetimet edhe per tre muaj te tjere i eshte komunikuar dje edhe tre te pandehurve. Ata jane Mihal Delijorgji, ish administrator i firmes "Albademil", Dritan Minxholli, ish drejtor teknik ne fabriken e demontimit ne Gerdec, si dhe Ylli Pinari, ish-drejtoi i Meico-s. Mesohet se prokurore te ceshtjes jane paraqitur dje ne paraburgimin Jordan Misja ku edhe i kane komunikuar shtyrjen e hetimeve deri ne muajin mars. Kjo, edhe pse vendimi eshte marre nga ana e prokurorise ka sjelle debate mes avokateve dhe prokurorise. Mesohet se mbrojtesit kane refuzuar te firmosin vendimin e akuzes duke e cilesuar kete te fundit si te pabazuar ne ligj. Nga ana tjeter mesohet se shtyrja e afateve te hetimit i eshte komunikuar dje edhe dy personave te cilet hetohen ne gjendje te lire, Dashnor Caushi dhe Sokol Gjeci.

Shtyrja e hetimeve per tre te pandehurit eshte e para, pas komunikimit te akuzes se vrasjes masive. Burimet theksuan se ne muajin mars, dosja hetimore do te dergohet ne gjykate, ku me pas do te nise shqyrtimi i saj. Tre te pandehurit Delijorgji, Minxholli dhe Pinari akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme se kane konsumuar veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Po ashtu mbi ta rendon edhe akuza e

'shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive. Per te pandehurin Pinari prokuroria ka ngritur edhe akuzen e "shperdorimit te detyres". Tragjedia e Gerdecit ndodhi me 15 mars te ketij viti kur 125 punetore sapo kishin ndaluar punen per ne pushimin e drekes. Nga shperthimi i fuqishem humben jeten 26 persona, si dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Nga hetimet e kryera deri me sot nga prokuroria ka rezultuar se te pandehurit kishin punesuar ne kete fabrike punetore, te cilet nuk kane pasur dijeni ne lidhje me procesin e demontimit. E jo vetem kaq. Ne kete fabrike ishin te punesuar edhe femije. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ne fabrike nuk ishin krijuar kushtet per demontimin e armeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›