Gjendet i vdekur me daltë në zemër 50-vjeçari
18/12/2008 Versioni i policisë, vetëvrasja
LUSHNJE- Është gjetur i vdekur me një daltë në zemër një 50-vjeçar nga Savra e rrethit të Lushnjës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pranë tokave të familjes Kasapi në fshatin Karbunarë. Hysen Kasapi 50 vjeç, në mëngjes ishte nisur për të punuar tokën, e cila ndodhej disa kilometra larg banesës së tij. I larguar nga shtëpia me bukën në një qese plastmasi dhe bashkë me të edhe mjetet e punës, 50- vjeçari ka marrë rrugën për të mos u kthyer më. Familjarë të viktimës kanë treguar se dyshimet e para kanë filluar atëherë kur kryefamiljari nuk po kthehej në shtëpi. Burri është gjetur i pajetë nga familjarët e tij i shtrirë përmbys, ndërkohë që në dorën e majtë mbante të shtrënguar fort daltën, e cila kishte depërtuar në kraharor. Vetë familjarët kanë treguar se prej kohës 50- vjeçari Hysen Kasapi kishte probleme ekonomike, të cilat nuk arrinte t’i zgjidhte, e ndërsa gjendjen depresive e rëndonte më shumë edhe një fëmijë i sëmurë mendor. E megjithëse versioni zyrtar është ai i shkaktimit të vetëvrasjes, vazhdon ende puna për dokumentimin e mëtejshëm të kësaj ngjarjeje.
A. Damini