Rama: "Dosjet", gati te bisedojme

Partia Socialiste eshte e gatshme per bisedime me te gjitha palet per ligjin e "dosjeve". Deklarata eshte bere dje nga kreu i kesaj partie, Edi Rama, i cili ka kritikuar qeverine per projektin antikushtetues dhe ka ofruar gatishmerine e socialisteve per te hartuar nje ligj me standarde evropiane. "Perseris, se jemi gati te ulemi ne tryeze, me te gjitha palet e interesuara dhe me ekspertet nderkombetare, per te kryer me dinjitet e seriozitet, nje proces te hapur e koherent dhe per te votuar, me te gjithe bashke, nje ligj te standardeve evropiane, qe garanton realisht shlyerjen e nje detyrimi te madh shoqeror, jo vetem ndaj se shkuares, po edhe ndaj te ardhmes, jo vetem ndaj te perndjekurve te se djeshmes, po edhe ndaj qytetareve te se nesermes", theksoi kryesocialisti. Sipas Rames, pas shfaqjes se turpshme te kryeministrit me dosjet e komunizmit, per te mbuluar dosjet korrupsionit, nuk reagoi vetem Partia Socialiste, po edhe qeveria e SHBA, edhe OSBE-ja. "Te cilat sigurisht nuk mund te akuzohen as si te lidhura me diktaturen dhe as si te interesuara per te fshehur ish-bashkepunetoret e saj", tha kreu i opozites. Pak dite me pare, kryetari i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosh dhe ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, Xhon Uidhers, kerkuan nga Qeveria shqiptare diskutime te gjera per hapjen e dosjeve se krimeve te komunizmit, pasi ligji i propozuar nga kjo mazhorance eshte antikushtetues. "Opozita shqiptare, qeveria e SHBA dhe OSBE-ja mbrojne praktikisht te njejtin mendim ne kundervenien ndaj projektit te papranueshem te Sali Berishes: Ky eshte nje projekt antikushtetues", nenvizoi kryetari i PS-se ne nje konference per shtyp, duke shtuar se, "kembanat bien perseri per Sali Berishen". Sipas tij, ai duhet ta kuptoje se dosjet e mekateve te se shkuares ndaj nje populli te tere nen diktature, nuk hapen duke shkelur Kushtetuten e votuar nga populli, ne demokraci. Nderkombetaret ne qendrimin e tyre kane kerkuar qe ligji i "dosjeve" te mos miratohet pa konsensus. Gjithashtu ata kane ofruar ndihmen e eksperteve te KE-se dhe OSBE-se, pasi ky ligj eshte cilesuar si shume i rendesishem per popullin shqiptar. "Dosjet, qe zbulojne fijet me te cilat pushteti komunist perconte, ne cdo qelize te shoqerise se djeshme terrorin psikologjik, dhe mekanizmat e njerezit permes te cileve ai regjim kriminal ushtronte dhunen e diktatures se proletariatit, nuk hapen per te fshehur fijet qe lidhin sot qeverine e Sali Berishes e vete kryeministrin, me boten e perfitimeve te paligjshme dhe as per te penguar hetimin e mekanizmave e te njerezve", sqaroi Rama.
Bogdani: Rama nuk mbron pavaresine e e drejtesise, por xhelatet
"Edi Rama vazhdoi serialin e tij te akuzave, shpifjeve dhe trillimeve. Partia Demokratike informon shqiptaret se z. Edi Rama nuk mbron prokurorine e pavarur dhe pavaresine e saj, por mbron xhelatet e shqiptareve qe i kane lidhur me gjemba dhe kane urdheruar zvarritjen publike te tyre ne Sarande e gjetiu. Ai mbron firmen e te atit per varjen me litar te Avzi Neles ne vitin 1989", deklaroi Bogdani Sipas tij, Rama duhet ti kerkoje se pari te falur atyre njerezve qe u burgosen dhe u pushkatuan pa te drejte nga ai regjim.
Koci: Rama ka te drejte per ligjin per "dosjet"
"Edi Rama ka te drejte persa i perket projektligjit te "dosjeve". Ky eshte reagimi i bere dje nga kryetari i PS '91, Petro Koci, ndaj deklarates se kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili kritikoi qeverine per projektligjin e "dosjeve". Por, Koci theksoi se kryesocialisti eshte teresisht gabim ne qendrimin mbi Kodin Zgjedhor. "Ai ka shansin te tregoje me vepra se eshte per bashkimin e opozites ,duke pranuar rekomandimin e OSBE ODHIR per gjitheperfshirje ne administrimin e zgjedhjeve", tha Koci