E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen "Zonja e Hekurt"

Janë publikuar sekuencat e para të filmit për njërën prej fermave më intriguese të skenës politike moderne, kryeministren britanike, Margaret Thatcher.

Është njoftuar zyrtarisht se realizimi filmik i regjisores Phyllida Lloyd, i emërtuar “The Iron Lady”, që flet për ish-kryeministren britanike,Margaret Thatcher, do të prezantohet të hënën e ardhshme.

Në rolin e Thatcher do të paraqitet aktorja e mrekullueshme amerikane, Meryl Streep, ndërkaq në rolin e bashkëshortit të saj, Denis Thatcher, aktori Jim Broadbent.

Streep deklaroi se nuk pajtohet me qëndrimet që dikur i përfaqësonte kryeministrja legjendare britanike, edhe pse pas këtij roli i ka zbutur paska qëndrimet e saj, kështu që tani nuk është aq kritike ndaj saj.

Premiera e filmit është paraparë për janarin e vitit 2012, ndërkohë që shtypi britanik qysh tani vlerëson se roli i Streep do ta bëjë atë kandidate serioze për çmimin Oscar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›