E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKK prezanton filmat para përzgjedhësve të Berlinales

Në Tiranë, prej 14 deri më 16 nëntor, mbahet takimi vjetor i paraselektimit të filmave nga Evropa juglindore për festivalin e njohur të filmit në Berlin.

Qendra Kinematografike e Kosovës për herë të parë merr pjesë në këtë lloj prezantimi, ku shfaqi 6 filmat që kishte subvencionuar.

“Është ndjenjë e posaçme të prezantosh filmat tanë para panelit të elektorëve të Berlinales. Kisha nderin të prezantoj 6 filma, 3 të metrazhit të gjatë dhe 3 të shkurtër. Po ashtu ne i kemi ftuar edhe producentët e këtyre filmave vendor të jenë prezentë në takimin që selektorët patën me kineastët e Shqipërisë dhe rajonit”, theksoi, nga Tirana, drejtori i QKK-së, Fatos Berisha.

Regjisorja Arzana Kraja ishte një nga kineastet e Kosovës prezente aty. “Jam shumë e lumtur që edhe filmi im është prezantuar krahas filmave tjerë të Kosovës”, tha regjisorja Kraja.

Takimi i ardhshëm i pre-seleksionimit do të bëhet vitin e ardhshëm në Kosovë me nikoqir Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›