E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Hanks

Aktori i famshëm amerikan, Tom Hanks, do të luaj rolin e presidentit të SHBA’ve në trilerin politik “Patriot Down” (Rrëzimi i Patriotit).

Edhe pse kryeprotagonisti i filmit “The Larry Crowne” deklaroi se ende ka mëdyshje nëse do të pranoj rolin e presidentit të SHBA’ve, të cilit i duhet të ikë pasi që aeroplani i tij Air Force One rrëzohet diku në Afganistan, duket se Hanks konsiderohet njeriu më i duhur për këtë rol.

Ai aktualisht po xhiron komedinë televizive për kanalin HBO, të quajtur “Players”.

Ndryshe, skenarin për filmin “Patriot Down”, që mbështetet nga shtëpia filmike Paramount, e ka shkruar Ian Stone – që ishte asistenti i dytë i regjisorit Steven Spielberg, në filmat “War Of The Worlds”, “Munich”, “Indiana Jones And The Kingdom Of The Crystal Skull” dhe “The Adventures Of Tintin”. Producentë të filmit ndërkaq janë Kevin Walsh dhe Brad Weston.

Filmi i Hanks që së shpejti pritet të shfaqet nëpër kinema është ai i regjisorit Stephen Daldry “Extremely Loud And Incredibly Close”, në të cilin luan me Sandra Bullock dhe me Viola Davis.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›