E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizimet Vlora do te mbetet nje muaj pa uje

Restaurimi i sistemit te ujesjellesit do te kushtoje 24 milione euro

Ndertimi i sistemit te vjeter te furnizimit me uje te pijshem si dhe tubacionet tashme te amortizuara i jane nenshtruar nje zevendesimi total ne nje nga kater pikat e pompimit per qytetin e Vlores. Ne zonen e Ujit te Ftohte dhe pikerisht ne stacionin e pompimit nr. 4 zevendesimi i tubacioneve te vjetra me te reja po sjell dhe anomali per furnizimin e banoreve te Vlores me uje te pijshem. Ky stacion pompimi i cili mbulon qytetin e Vlores me nje popullsi prej 150 mije banoresh tashme eshte jashte funksionimit. Puna ka nisur qe ne daten 5 shtator dhe do te vazhdoje per nje muaj. Drejtori i Ujesjellesit per Vloren Viron Hysi eshte shprehur per Shqip se jemi te detyruar qe te nderpresim me furnizim nje pjese te mire te qytetit pra 35 e te gjithe qytetit. Ndryshimi i sistemit te tubave si dhe struktura e re e te gjithe Ujesjellesit ne Vlore na detyroje qe ta nderpresim kete pike furnizimi per nje muaj dhe zevendesimin e tyre me te reja. Do te jete nje firme holandeze qe ka punuar per ujesjellesin e qytetit me nje fond prej 24 milione eurosh e cila do te beje te mundur furnizimin e Vlores me 24 ore uje ne dite. Mungesa e ujit ne banesat e qytetareve ka sjelle dhe shqetesime nga banoret te cilet ankohen se kane me shume se tri dite pa u furnizuar me uje. Nuk e dime se kur do te kemi uje ne shtepi thone banore te disa lagjeve te Vlores. Sipas tyre ne keto kushte ata detyrohen qe disa here ne dite te mbushin uje me bidone ne burimet e Ujit te Ftohte. Lagjet si 28 Nentori 8 Nentori si dhe disa lagje te vjetra te Vlores kane mungese te ujit te pijshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›