Nderprerje uji per qytetaret qe nuk paguajne faturen
Kete vit nuk do te kete rritje te cmimit te ujit te pijshem. Lajmi konfirmohet nga Enti Rregullator i Ujit dhe Ministria e Ekonomise. Ndryshimi qe pritet te miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave eshte nje kontrate e cila do te nenshkruhet mes Ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizimeve dhe qytetareve. Banoret do te nenshkruajne kontraten dhe do te jene te detyruar te zbatojne detyrimet por te kerkojne edhe te drejtat ne rast shkelje. Te gjitha ndermarrjet e Ujesjelles-Kanalizimeve shume shpejt do te kene kontrata te reja me konsumatoret. Ne keto kontrata sipas drejtuesit te Entit Rregullator te Ujit parashikohet qe qytetaret te informohen per oraret e furnizimit me uje cilesine e tij si dhe tarifat. Ne rast te moszbatimit te kontrates do te kete dhe masa penalizuese. Me kete iniciative ne duam te bejme unifikimin e te gjitha ceshtjeve sipas modeleve qe kane nje kontrate te ngjashme ne vendet e BE-se. Aty parashikohet orari i furnizimit me uje ora e furnizimit me uje vendosja e tarifave perkujdesi kush do te beje cfare dhe ne cfare kohe do ta beje tha Avni Dervishi drejtor i Entit Rregullator te Ujit.
Qellimi kryesor eshte ti jepet fund njehere e mire qenesise se nje konsumatori pa te drejta. Marredhenia kontraktuale me cdo lloj operatori qe ofron nje sherbim ndaj konsumatoreve do te thote qe specifikohen qarte te drejtat detyrimet dhe penalizimet per secilen prej paleve ne rast te shkeljes te ketyre pikave te kontratave tha Besian Pesha drejtor i Politikave Tregtare ne Ministrine e Ekonomise. Per sa i perket ndryshimit te tarifes se ujit qe paguajne qytetaret drejtuesi i Entit Rregullator te Ujit thote se per kete vit nuk ka propozime te tjera per rritje. Sipas Entit Rregullator te Ujit shoqerite e Ujesjelles- Kanalizimeve aktualisht jane duke u perballur me probleme teknike por edhe menaxheriale.
Sipas tyre ka nje nivel te larte te humbjeve ne rrjet nje trajtim te dobet te ujerave te ndotura si dhe nje cilesi te dobet te ujit. Kontrata e re qe pritet te miratohet nga Keshilli i Ministrave do te shmange te gjitha keto probleme qe hasin operatoret ne te gjithe rrjetin e vendit.