E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufizimi i imunitetit Xhafaj Vetem me ndryshime ne Kushtetute

Opozita kundershtoi ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit dhe kufizimin e imunitetit te deputetit. Gjate seances se djeshme plenare deputeti Fatmir Xhafaj e akuzoi mazhorancen se me miratimin e ketyre ndryshimeve po kerkon te godase pikerisht parlamentarizmin dhe opozitarizmin ne Shqiperi. Deputeti Xhafaj akuzoi direkt Kryeministrin Berisha nga foltorja e Kuvendit duke thene se me nismen e propozuar per te kufizuar imunitetin e deputeteve po deshmon nje hipokrizi. Sot me voten tuaj po i hiqni tullen e fundit te legjitimitetit kesaj salle. Kjo eshte nje dite e zeze per parlamentarizmin dhe demokracine. Ky eshte turpi juaj - tha deputeti socialist. Xhafaj duke folur nga pozita e juristit theksoi se per kedo qe njeh Kushtetuten si ligj suprem dhe jo rregulloret qe shpik Saliu dhe salinjte e tij qesharake nuk ka asnje dyshim eshte nisme antikushtetuese. Sipas Xhafajt ky vendim nuk shtrihet te ministrat pa mandat deputeti gjyqtaret dhe cilido funksionar tjeter qe gezon kete mbrojtje ligjore. Deputeti socialist akuzoi mazhorancen se nuk ka vullnet real te luftoje korrupsionin. Ai shtoi se ka vetem nje rruge te drejte e te ndershme per te kufizuar imunitetet e te gjithe funksionareve te larte qe e gezojne kete privilegj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›