Kufizimi i imunitetit miratohet rregullorja e re. PS braktis votimin
Parlamenti ka votuar me 73 vota pro te maxhorances ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit. Pas nje seance qe ka zgjatur nga ora 10 e mengjesit deri ne oren 21.00 shumica ka miratuar kufizimin e imunitetit te anetareve te Parlamentit si dhe shtimin e denimeve per deputetet qe shkelin rregulloren. Opozita e cila ishte e pranishme gjate gjithe seances u largua gjate votimit pasi kerkoi qe te perfundonte diskutimi i ligjeve dhe me pas te kalohej ne votim. Nga ana e saj kryeparlamentarja Topalli tha se votimi do te zhvillohej ne oren 20.30 sic ishte vendosur ne seance me propozimin e PD-se.
Debatet
Kryeministri Sali Berisha e quajti historik vendimin e djeshem te Parlamentit per kufizimin e imunitetit te deputeteve per rastet e korrupsionit pasiv dhe aktiv. Ai sulmoi ashper Partine Socialiste e cila e ka kundershtuar kete nisme me pretendimin se ajo bie ndesh me Kushtetuten.
Nuk kufizohet asnje e drejte e juaja dhe nuk do kufizohet kurre. Ne ju kemi respektuar ju dhe do ju respektojme ne menyre te padiskutueshme por cdo respekt cdo e drejte do te jete ne perputhje me ligjet e ketij vendi dhe me Kushtetuten. Kreu i qeverise u shpreh i hapur per te bashkepunuar me opoziten lidhur me ndryshimin e Kushtetutes ne nenin per imunitetin e zyrtareve te larte. Ju zoterinj qe sot beni apologjine e korrupsionit do te ishit plotesisht te besueshem ne cdo fjale ne rast se do te kishit depozituar nenin per ndryshimin e Kushtetutes oferte te cilen jua beme nje jave me pare dhe serish eshte oferte e hapur. Ne momentin qe ju do te hartoni nenin per ndryshimin e Kushtetutes une rezervoj te drejten tju falenderoj me mirenjohje para shqiptareve. Jo se une nuk e di se cfare perfaqesoj por sepse kete me imponojne interesat e qytetareve shqiptare dhe ato mbizoterojne gjithmone mbi mua tha Berisha. Ndersa nenkryetari i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj tha se ajo e djeshmja ishte nje seance e turpshme dhe nje dite e zeze per parlamentin. Ai shtoi me tej se nisma e maxhorances eshte antikushtetuese. Ka nje pyetje elementare qe duhet te marre detyrimisht nje pergjigje. shte kushtetuese kjo nisme Per kedo qe njeh kushtetuten si ligj suprem dhe jo rregulloret qe shpik Saliu dhe salinjte e tij qesharake nuk ka asnje dyshim eshte nisme antikushtetuese tha Xhafaj. Sipas tij ta themi ne menyre me te thjeshte. A shtrihet ky vendim mbi te gjithe funksionaret e larte shteterore Jo Ministrat pa mandat deputeti gjyqtaret dhe cilido funksionar tjeter qe gezon kete mbrojtje ligjore eshte jashte fushes se veprimit te kesaj nisme.
Rregullorja
Ndryshimet e miratuara dje ne rregullore prekin imunitetin e deputeteve dhe masat disiplinore. Konkretisht me hyrjen e tyre ne fuqi te gjithe deputetet do te bejne nje deklarate me shkrim ku i njohin vetes kufizimin e imunitetit per veprat penale te korrupsionit aktiv dhe pasiv. Nese Prokuroria do te kerkoje ndjekjen penale ndaj nje deputeti qe ka firmosur deklaraten nuk do te jete e nevojshme qe procedura te kaloje permes votimit ne Parlament. Ndersa per sa i perket masave disiplinore deputetet qe qendrojne me shume se 3 minuta ne foltore pasi tu kete perfunduar koha perjashtohen me 21 dite nga Kuvendi.
Neni 73 i Kushtetures
2. Deputeti nuk mund te ndiqet penalisht pa autorizimin e Kuvendit. Autorizimi kerkohet edhe ne rastin kur ai do te arrestohet.
3. Deputeti mund te ndalohet ose te arrestohet pa autorizim kur kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne keto raste Prokurori i Pergjithshem njofton menjehere Kuvendin i cili kur konstaton se nuk ka vend per procedim vendos per heqjen e mases.
4. Per rastet e parashikuara ne paragrafet 2 dhe 3 te ketij neni Kuvendi vendos me votim te fshehte.
Rregullorja e re
Fillimi i ndjekjes penale per veprat penale te percaktuara ne nenin 1 te ketij vendimi per te cilat eshte vendosur kufizimi i imunitetit mund te behet jo me heret se 24 ore pas dergimit te njoftimit me shkrim kryetarit te Kuvendit dhe deputetit qe eshte subjekt hetimi kur qellimi i hetimit e lejon nga Prokurori i Pergjithshem. Kryetari i Kuvendit ve ne dijeni Kuvendin per kerkesen e Prokurorit te Pergjithshem ne seancen me te pare plenare. Per legjislaturen aktuale deputetet depozitojne tek kryetari i Kuvendit pelqimin me shkrim per kufizimin e imunitetit sipas nenit 1 korrupsioni aktiv dhe pasiv brenda 10 ditesh nga hyrja ne fuqi e ketij vendimi.
Ligjet e miratuara
Ne perfundim te debatit mbi kufizimin e imunitetit jane votuar vetem me votat e maxhorances nje sere ligjesh dhe marreveshjesh te futura ne rendin e dites. Keshtu me 73 vota pro jane votuar marreveshja me Belgjiken per transferimin e personave te denuar dhe aderimi i Shqiperise ne konventen per sigurine e lendeve djegese. Njekohesisht eshte miratuar edhe marreveshja per koncesionin e pullave fiskale si dhe projektligji per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetesor
Adi Shkembi