Qafë-Thanë, rrëshqet autobusi
Dëbora dhe ngricat kanë qënë shkaku i një aksidenti ndodhur ditën e premte në Qafë-Thanë.
Fenomeni i rëshqitjes ka dhënë frytet e veta ndërsa një autobus i linjës Tiranë-Korçë, ka rrëshkitur duke devijuar nga rruga.
Fatmirësisht nuk raportohen për të dëmtuar, por e gjithë kjo situatë kaotike ka bërë që trafiku të rëndohet deri në 20 minuta.
Aksi Qafë-Thanë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, pasi ulja e ndjeshme e temperaturave është shoqëruar me shtresa akulli, duke e bërë më të vështirë qarkullimin.