E Diel, 1 Nëntor 2026

Kufoma në Durrës, policia: Llesh Karrica, i mbytur në Fan të Mirditës

Identifikohet trupi i pajetë i gjendur mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Forcat e policisë kanë bërë të ditur se kufoma e dekompozuar e gjendur ne bregdetin e Bisht Pallës i përket 45 vjecarit, Llesh Karrica, i cili u mbyt në lumë në 20 prill të këtij viti në Mirditë.
 

Duket se pas dështimit të kërkimeve të polumbarëve në lumin Fan të Mirditës, trupi i Karricës ka përfunduar në ujërat e Adriatikut.
Llesh Karrica, 45 vjeç, nga fshati Simon i rrethit të Mirditës gjeti vdekjen teksa përpiqej për të kaluar lumin Fan në rrethin e Mirditës, për të shkuar në shtëpinë e tij.
 

Karrica ka qenë duke u kthyer nga qyteti i Rrëshenit për në shtëpinë e tij, në fshatin Simon, ndërsa i është dashur për të kaluar një lum të rrëmbyeshëm e me sasi të madhe uji.Kjo ishte mënyra e vetme pasi rruga që lidh fshatin e tij me Rrëshenin ishte bllokuar nga rrëshqitjet e dherave .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›