E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, mbytet në rezervuar 20 vjeçarja

ELBASAN – Një vajzë është mbytur sot pasdite në rezervuarin e fshatit Gjyrale të Belshit. Familjarët kanë njoftuar për zhdukjen e Recie Kotollakut, 20 vjeç në polici. Pas kërkimeve në zonë është lokalizuar vendi ku gjendej trupi i pajetë i vajzës së re, bazuar në rrobat që kishin dalur në sipërfaqe të rezervuarit.

Forcat polumbare të RENEA-s, forcat e policisë, familjarët e vajzës dhe dhjetëra banorë të fshatit kontrolluan në ujrat e thella të reverzuarit. Pas rreth dy orë kërkimesh u arrit të gjendej dhe të nxirrej nga reverzuari trupi i pajetë i të resë. Siç bën të ditur policia, trupi u gjet në 10 metra thellësi nga familjarët e viktimës.

Nga deponimet e para të familjarëve në polici mësohet se mbytja ka qenë aksidentale. Ata iu kanë thënë oficerëve të policisë se vajza 20 vjeçe kishte shkuar në rezervuar për t’u larë dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Policia bën të ditur se po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së 20 vjeçares Recie Kotollaku në Ballsh të Elbasanit. (/r.d.shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›