Sekuestrohet 300 kg drogë në Sarandë, trafikantët qëllojnë mbi policinë

Përleshje mes policisë së Sarandës dhe një grupi trafikantësh shqiptarë të drogës në kufirin shqiptaro-grek. Mbrëmjen e sotme policia ka sekuestruar 300 kg marijuanë, të paketuar në 8 çanta të mëdha shpine me ngjyrë të zezë pranë fshatin Çiflik, rreth 100 m pa kaluar kufirin në Katajeto.
Droga transportohej nga dy të rinjë shqiptarë, të cilët në momentin që janë përballur me policinë kanë hapur zjarr ndaj tyre. Ndërsa kanë braktisur drogën, të rinjtë kanë arritur të futen në tokën greke, duke i shpëtuar arrestimit nga policia.
Ndërkaq policia e Sarandës po bashkëpunon me policinë greke për të arrestuar dy të rinjtë. Kontrolli po përqëndrohet në malin e Cifligut dhe në Kepin e Stillos për të kapur autorët e trafikut të mariuanës. Droga është marrë nga Lazarati një ditë më parë kundrejt 250 mijë eurove.