Laprakë, konflikt për pronën plagosen me armë 3 kushërinj
TIRANE- Plagosen tre kushërinj pas një konflikti për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në përiferi të kryeqytetit.
Sipas burimeve nga policia e Tiranës të plagosur me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Bekim Zani 45 vjec dhe Lefter Zani, 47 vjec, si dhe Eduard Xheja, të tre kushërinj me njëri-tjetrin.
Policia bën të ditur se shkak I konfliktit mes tyre ka qënë një konflikt për cështje pronësie, por nuk jep detaje të mëtejshme. Ndërkaq të tre personat, të cilën shkëmbyen zjarr mes tyre ndodhen në spitalin ushtarak, dhe sipas burimeve spitalore janë jashtë rrezikut për jetën.
(jd/shqiptarja.com)