E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Do privatizojme kater hidrocentrale dhe Albpetrolin

Potencialet e medha qe ofron Shqiperia per te investuar barra e lehte fiskale klima e favorshme per zhvillimin e biznesit dhe mbeshtetja e ofruar investitoreve jane theksuar nga ministri i Ekonomise Ilir Meta si argumente per me shume investime. I pranishem dje ne seminarin Doing Bussines in Albania organizuar nga Bankers Petroleum kreu i METE-se u shpreh se sot klima e biznesit eshte permiresuar ne menyre te ndjeshme dhe mundesite e investimeve jane gati per tu eksploruar nga investitore strategjike. Dua tju bej nje apel miqesor te mendoni seriozisht per te investuar ne Shqiperi ne kete vend me potenciale te medha ne fushen e energjise me mundesite e jashtezakonshme te saj te turizmit pasurimin e saj te burimeve natyrore dhe minerale barren me te ulet te saj fiskale ne kontinent dhe ku forca e punes eshte e afte dhe e re theksoi Meta. Nderkohe qe interesit te mediave per privatizimet e vitit te ardhshem ai i eshte pergjigjur duke dhene dy detaje kryesore. Priten privatizime shume te rendesishme dhe te suksesshme sic eshte privatizimi i Albpetrolit dhe privatizimi i kater hidrocentraleve te vogla dhe te mesme qe nuk jane pjese e lumit Drin tha Meta. Nderkohe ai komentoi edhe tenderin per licencen 3G per telefonine celulare. Sipas tij oferta prej 31.4 milione eurosh shpreh ne menyren me te mire klimen e biznesit ne vendin tone pasi nga kompania u be nje oferte sa 3-fishi i asaj te perllogaritur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›