E Diel, 1 Nëntor 2026

Kujdes kur përdorni Wikipeadian si referencë, pasi 6 në 10 artikuj kanë pasaktësi faktesh

Logo e Wikipedias

Shumë studentë, studiues, media, etj, përdorin si referencë Wikipedian. Por me zbulimin e fundit sigurisht që tani do të mendohen dy herë para se të bëjnë një gjë të tillë. Kjo pasi 6 në 10 artikuj në Wikipedia kanë pasaktësi, tregon një studim i ri. Numri i gabimeve dëshmon se sa jo serioze është të përdoresh informacion të marrë nga burime online si referencë.

Studimi, tregon në mënyrë specifike se Wikipedia në 60% të artikujve të saj ka gabim faktesh. Faqet e Wikipedias editohen nga publiku dhe kjo do të thotë se së pari ekziston mundësia e gabimeve humane dhe së dytë ekziston edhe mundësia e futjes së informacioneve për sabotim apo diversion.

Marcia DiStaso, profesor në Universitetin Penn State thotë se nuk surprizohet nga gabimet e të dhënave tek Wikipeadia. Status quo-ja nuk mund të vazhdojë. Një sasi kaq e madhe gabimesh nuk i shërben askujt, veçanërisht publikut, që e konsideron informacion e Wikipeadias korrekt dhe të balancuar, thotë DiStaso. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›