Sheshi kater jave i bllokuar skema e plote e qarkullimit

Skema e re parashikon heqjen e korsive te autobusit ne ish-unazen e vogel dhe kthim ne rruge vetem per mjete private me nje drejtim levizjeje. Nderkohe do te lejohet levizja vetem e autobuseve para selise se PS-se dhe Ministrise se Ekonomise
Trafiku dhe kaosi ne rruget e kryeqytetit do te vazhdojne edhe pergjate kater javeve ne vijim. Qarkullimi ne Tirane gjate muajit janar dhe shkurt do te bazohet ne keto tri skema te reja. Keshtu punimet e Bashkise se Tiranes ne sheshin Skenderbej do te pasojne me bllokime te tjera te rrugeve lidhese. Ne ditet ne vijim skema e re parashikon heqjen e korsive te autobusit ne ish-unazen e vogel dhe kthim ne rruge vetem per mjete private me nje drejtim levizjeje nderkohe qe do te lejohet levizja vetem e autobuseve para selise se PS-se dhe Ministrise se Ekonomise. Kjo skeme pritet te vihet ne jete ne mesin e javes se ardhshme kohe kur mendohet se do te perfundojne punimet e hapura ne fillim te kesaj jave te cilat pasuan me devijimin e trafikut nga bulevardi Deshmoret e Kombit ne drejtim te dy bulevardeve te tjera perkatesisht Zhan dArk dhe Bajram Curri.
Qarkullimi
Prej dites se hene levizja ne qytet po behet me skemen e re. Nisja e fazes se re te punimeve ka ndryshuar itinerarin e cdo kryeqytetasi qofte ky me makine apo kembe. Burime prane bashkise bejne te ditur se edhe kete jave levizja do te behet me kete skeme ku makinat devijohen per tu kthyer ne te dy bulevardet Zhan dArk dhe Bajram Curri. Nderkohe qe jane hequr parkimet ne bulevardin Bajram Curri si dhe ne rrugen Punetoret e Rilindjes dhe eshte bllokuar kthimi djathtas para Xhamise. Devijimi i ri trafikut ka corientuar ne fillim-jave kur u prezantua drejtuesit e makinave te cilet jane gjetur perpara nje te papriture duke bere qe ne vetem pak ore trafiku te rikthehet ne qytet. Nderkaq kalimi nga rruga e sheshit lejohet vetem per transportin publik dhe ato qe sherbejne per pastrimin e qytetit.
Ditet ne vijim makinat nuk do te kalojne me as ne aksin midis Bankes se Shqiperise dhe selise se Partise Socialiste por do te qarkullojne duke ardhur rrumbullak ne krahun ku sot kalon rruga Myslim Shyri por pa u hapur ende rruga pas Ministrise se Brendshme duke lene pa alternative shoferet te cilet duhet ti bien perqark kryeqytetit per te arritur ne destinacion.
Skemat
Javet e ardhshme kjo skeme do te ndryshoje te pakten kjo mesohet nga burime brenda Bashkise se Tiranes. Keshtu do te hiqen korsite e autobusit ne ish- unazen e vogel duke lejuar kthimin ne rruge vetem per mjete private me nje drejtim levizjeje ndersa do te lejohet vetem kalimi i autobuseve para selise se Partise Socialiste.
Ne kater jave punime ne shesh bashkia do te funksionoje me tri faza ku secila prej tyre do te kete nje skeme te ndryshme qarkullimi. Pas perfundimit te fazes se dyte te cilat bllokonin disa akse dhe lejonin levizjen vetem te mjeteve urban do te nise faza e trete me nje tjeter skeme. Ne kete faze kryeqytetasit do te perballen me te tjera bllokime te cilat nisin me bllokimin te rruges para Bashkise se Tiranes. Nderkohe qe do te hapet Rruga e Dibres para 15-kateshit pra hapja e pjeses veriore te sheshit si dhe do te shfrytezohet kapaciteti maksimal i rruges Abdi Toptani.