Gjystina Si e mbaj mend tim ate Pjeter Arbnorin

Per 18-vjecaren Gjystina Arbnori jane ende te gjalla dhe te ngrohta perqafimet e te atit i cili u largua nga jeta 5 vite me pare pa u thene dot lamtumire te dashurve te tij. Ajo vellai 16-vjecar Filipi dhe natyrisht e ema Suzana kujtuan dje kryefamiljarin e dashur ne diten e tij te lindjes. Ne intervisten e meposhtme per Standard Gjystina studentja e Finances rrefen mallin per te atin kujtimet e shumta ndersa ngre pikepyetje nese nje dite do ti futej politikes...
Per 18-vjecaren Gjystina Arbnori jane ende te gjalla dhe te ngrohta perqafimet e te atit i cili u largua nga jeta 5 vite me pare pa u thene dot lamtumire te dashurve te tij. Ajo vellai 16-vjecar Filipi dhe natyrisht e ema Suzana kujtuan dje kryefamiljarin e dashur ne diten e tij te lindjes. Ne intervisten e meposhtme per Standard Gjystina studentja e Finances rrefen mallin per te atin kujtimet e shumta ndersa ngre pikepyetje nese nje dite do ti futej politikes...
Pershendetje Gjystina Sot eshte nje dite e shenuar per ju dhe familjen tuaj apo jo A do te na tregoni dicka me teper per kete pervjetor te babait tuaj
Po 18 janari eshte dita e lindjes se babait tim. Normalisht eshte nje dite me shume per ta kujtuar ate me teper megjithese une dhe pjesetaret e tjere te familjes mami Suzana dhe vellai Filipi e kujtojme cdo dite dhe e ndjejme perhere mungesen e tij. Gjithsesi kjo eshte nje dite qe perkujtohet edhe nga familjare te tjere keshtu qe e ndiejme akoma me afer. Ai sot do te ishte 76 vjec.
A keni ne te tilla perkujtime vizita jo vetem nga persona te aferm por edhe nga politikane
Zakonisht po njerez te afert kemi pasur gjithmone ndersa vjet qe u be edhe 75-vjetori i lindjes se babait tim u organizua nje ceremoni dhe u botua edhe nje liber me letrat e babait ndaj kishte shume persona nga fusha e politikes ndersa vite te tjera jo.
Ne nje dite te vecante si kjo a ju vjen ne mendje ndonje kujtim i vecante qe doni ta ndani me ne
Me kujtohen ato mengjeset kur coheshim dhe uronim babin per ditelindje me deshiren qe ai te rrinte akoma me shume me familjen sa me prane me ne. Me kujtohet gjithashtu kur babi mbushi 70 vjec u be nje feste e madhe me shume te aferm e shume miq. Ishte nje dite nga ato ku ti kupton se sa njerez ke rrotull sa e duan babane tend te tjeret dhe sa e respektojne njekohesisht. Ky eshte nje nga kujtimet me te bukura qe kam edhe pse gati cdo dite sa here qe njoh persona te rinj une shoh sa fjale pozitive flasin ata per te. Po ashtu kam nje liber qe u behet foshnjave me te dhenat e para te jetes se tyre te cilin im ate e ka shkruar me doren e tij dhe qe me ngjall shume emocione. Tregohet data e lindjes pesha gjatesia dhembi i pare fjala e pare ndodhite e para etj. dhe e shkruar nga babi im merr akoma me shume vlere.
Cili eshte kujtimi i fundit qe ruani nga babai juaj
Momentet e fundit qe e mbaj mend jane ato te para udhetimit qe do te bente ne Itali. Mbaj mend qe nuk kisha fjetur ate nate pasi doja patjeter qe ta takoja babin. Ai perhere deshironte qe gjate veres te vishej me te bardha ndaj edhe diten qe u largua kishte veshur nje kostum e kemishe te bardhe. Na pershendeti te shkallet e ndoqem me sy bashke me mamin ndersa u largua me makine. Syte nderkohe i shkelqejne nga lotet.
A ka ndonje gje qe ju ka mbetur peng per shkak se nuk e keni biseduar ose jetuar me babane
Momenti qe ai u nda nga jeta isha e vogel nuk kisha shume gjera te rendesishme per te diskutuar. Me ka munguar shume gjate periudhes se gjimnazit dhe tani qe jam ne shkolle te larte per vendimin qe kam marre per studimet nese bera mire qe qendrova ne Shqiperi etj. Besoj se do kishim krijuar nje raport akoma me te mire dhe me te ngushte por ai nuk jeton me tanime...
Si ndiheni ju ne pozicionin e femijes se nje personi qe ka kontribuar kaq shume ne jeten politike te vendin dhe qe ka vuajtur ne jete Besojme se ndieni njeherazi kenaqesi dhe pergjegjesi per emrin qe trashegoni
E para me shume kenaqesi pasi ke nje prind qe e respektojne te gjithe. Po keshtu per mua eshte shume fat qe jam rritur ne nje familje kaq te mire sepse jo te gjithe e kane kete mundesi duke qene se prinderit nuk mund ti zgjedhesh dot vete. Keshtu qe them se nje nga gjerat me te mira ne jeten time ka qene babai im Pjeter Arbnori.
Ju e keni menduar ndonjehere te ecni ne gjurmet e babait tuaj duke u angazhuar ne jeten politike
Politiken nuk e kam menduar te pakten deri ne keto momente edhe pse asnjehere nuk i dihet se cfare te ofron jeta ndoshta... edhe pse tani nuk e besoj pasi kam zgjedhur nje dege per te studiuar Financen te cilen e dua shume.
Megjithate a jeni inkurajuar te ecni ne kete rruge nga anetare te klases politike
Normal qe ka inkurajime por ceshtja eshte qe duhet ta ndiej vete une te jem pjese e kesaj. Une jam mesuar te marr vendime dhe te jem e zonja ne ate qe bej tani per tani nuk ndihem gati as te jem anetare e nje partie por ne nje te ardhme...
Me siguri keni marre ndonje keshille nga babai juaj ne lidhje me drejtimin qe do te merrnit ne jete
Mjafton qe im ate te fliste me mua pasi gjerat qe ai me thoshte ishin dhe jane shume te rendesishme per mua. Mbaj mend qe ai na inkurajonte per gjerat qe donim te benim ne jete por nuk eshte se na thoshte se cfare duhet te benim. Sipas tij mjafton qe ne te ndjeheshim mire me ate qe donim te merreshim ne jete. Keshillat e tij ishin me se shumti per formimin tone si karakter si personalitet per te qene te respektueshem me te tjeret te dashur per tu sjelle me te tjeret ne menyre te kulturuar etj.
Me aq sa ju tregon mamaja juaj dhe te aferm te tjere cfare tiparesh keni trasheguar ju dhe vellai juaj nga Pjeter Arbnori Kujtojme ketu qe ai ishte nje personalitet qe sfidoi jeten e veshtire te burgut nje intelektual qe njihte shume gjuhe qe shkruante e perkthente etj.
Une shpresoj shume qe te kem pjese nga karakteri i tij brenda meje por ndoshta nuk jam une ai qe duhet te flas per kete me mire e gjykojne te tjeret te cilet sigurisht e kane njohur ate.
Po ne biseda me miq e shoke si trajtohet fakti qe ju jeni e bija e atij qe quhet Mandela i Ballkanit
Ne fakt rralle flas me shoqerine per familjen. Une jam pak e ndjeshme dhe flas me se shumti me miqte e ngushte nga te cilet kam degjuar per babain respektin dhe konsideratat e tyre ndersa une vete u kam treguar per raportin e vecante baba-bije qe kam pasur.
Gjate periudhes se angazhimit te tij politik si e gjenit kohen per te qendruar se bashku si familje
Pjesen me te madhe te kohes sidomos vitet e para babi ka shpenzuar shume kohe per anen politike edhe pse e mbaj mend shume mire qe ka qene shume i kujdesshem na thoshte qofte edhe permes telefonit Naten e mire na puthte cdo mengjes fundjavat na i dedikonte neve etj. Edhe pse i ngarkuar me shume impenjime e gjente perhere kohen per ne.
Dime qe keni nje testament nga Pjeter Arbnori apo jo Kur do te celet ai dhe te shtyre nga kurioziteti spontan nuk jeni perpjekur ta hapni ndonjehere Cfare mendoni se ka ne te
Po eshte e vertete qe ka nje testament. Mendoj se eshte mire qe ai te hapet kur babai ka menduar qe te hapet pra ka kohe.
Ju ka intriguar ndonjehere fakti se cfare mund te jete shkruar aty Mendoni se ka permbajtje morale apo per ndarjen e anes materiale te familjes
Normalisht qe po por perderisa babi ka vendosur qe te hapet ne nje moment te caktuar duhet te respektojme vendimin e tij per me teper qe mund te jete edhe koha e duhur per mua dhe Filipin tim vella. Nuk besoj qe ai testament te kete te beje me anen materiale e para sepse asnje prej nesh edhe ai vete nuk e priste largimin e tij nga jeta e dyta ai kishte shume besim te mamaja ndaj nuk kishte dyshime per ndarjen e anes materiale. Them se behet fjale per dicka morale qe do na ndihmoje shume mua dhe Filipin dhe qe mbi te gjitha do te na jape shume force.
Ne familjen tuaj shohim qe ka shume kujtime te kryefamiljarit si portrete libra etj. A keni materiale qe nuk e kane pare ende driten e botimit
Te gjitha doreshkrimet e babit i kemi ne biblioteke bashke me materialet e botuara dhe sigurisht me ditarin qe nuk eshte deshifruar ende. Ditari eshte shkruar me kode ne kohe dhe hapesire te ndryshme nga periudha kur ngjarjet vertet jane zhvilluar pra gjate vuajtjes se denimit te tij. P.sh. personazhet kane emra te ndryshem jo reale ose ngjarjet zhvillohet ne Londer jo ne Shqiperi etj. Babi u perpoq shume te punonte me te duke e zbardhur por i mbeti pergjysme. Eumlshte nje pune qe aq mire sa mund ta bente ai smund ta beje asnje person tjeter aq me teper qe shkrimi eshte shume i imet. Nje gje mjaft e vyer per ne si familje eshte biblioteka e babait. Kur ke nje biblioteke aq te pasur ke dijen si pasuri.
Ju keni menduar te beni dicka me doreshkrimet e tij
Nuk kemi menduar ende ne fakt eshte nje doreshkrim i shtypur por ende i publikuar ndoshta ne nje moment tjeter mund te dale ne publik.
Se fundmi ne kete situate politike paksa kaotike si mendoni se do te reagonte dhe cqendrim do te mbante Pjeter Arbori
Duke e njohur si nje person te urte dhe te mencur ai ndoshta do kontribuonte me siguri ne kete gjendje politike.