Kujdes nga e-mailet kur kontaktet kërkojnë para, janë mashtrime
01/07/2011 Njoftim i rëndësishëm i policisë. Mos rinovoni të dhënat
Policia e Shtetit fton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të kryera nëpërmjet postës elektronike, pre e të cilave kanë qenë qytetarë shqiptarë. Ata dërgojnë e-mail, duke u paraqitur si përfaqësues të Yahoo, Gmail, Hotmail etj., ku njoftojnë se posta elektronike është e vjetër dhe kërkohet rinovimi i fjalëkalimit përkatës. Po ashtu dërgojnë për plotësim një formular, përmes të cilit kërkojnë të dhëna për gjeneralitetet, numrin e dokumentit të identifikimit dhe fjalëkalimin aktual të postës elektronike. Gjithashtu dërgojnë e-mail tek kontaktet, duke kërkuar para për arsye nga me të ndryshmet (p.sh. sikur kanë mbetur në një vend larg, kanë humbur dokumentet dhe paratë dhe kërkojnë para borxh për të fjetur në hotel, për të prerë biletë udhëtimi për t’u kthyer në shtëpi etj.). Policia njofton qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të shmangin komunikimet në internet me përdorues të panjohur prej tyre, të ruajnë fjalëkalimet dhe të dhënat mbrojtëse. Për çdo rast të informojnë policinë përmes numrit 0964102688.