Naço kërkon ndihmën e BB-së për linjat e interkonjeksionit
01/07/2011 Diskutohet ecuria e projektit të Sigurisë së Digave
Ministri i METE-s, Nasip Naço, zhvilloi dje një takim me përfaqësues të Bankës Botërore ku u diskutua ecuria e projekteve të financuara prej saj dhe mundësia e projekteve të tjera. Gjatë takimit me Drejtoreshën Ekzekutive të Bankës Botërore në Uashington, Jane Armitage dhe Drejtorin Ekzekutiv të Bankës, Piero Cipollone, ministri Naço vlerësoi kontributin e BB-së për zhvillimin e reformave dhe ekonomisë së vendit. Ai shprehu interesin e METE-s për ndihmë nga BB-ja për zhvillimin e infrastrukturës në sektorin energjetik, veçanërisht sa i përket linjave të interkonjeksionit me vendet fqinje. BB-ja ka financuar suksesshëm në infrastrukturë, energjetikë, infrastrukturën e rrugëve rurale apo me rrugën Durrës-Kukës, në arsim, bujqësi, reformat rregullatore, mjedis, shëndetësi, në privatizime. “Me ndihmë të BB, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e kuadrit rregullator për biznesin”, - tha Naço. Ministri shprehu angazhimin e qeverisë për shkurtimin e kohës së bërjes efektive të projekteve të financuara nga BB, pasi kjo është në interes të palës shqiptare, si dhe angazhim për plotësimin në kohë të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i marrëveshjeve të financimit në kohë dhe me përgjegjësi. Ata diskutuan ecurinë e projektit të Sigurisë së Digave me objektiv rritjen e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar në kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat. Palët ranë dakord se ky projekt ka qenë i suksesshëm dhe se do të realizohet në kohë. METE synon rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike, nëpërmjet përmirësimit të eficiencës së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet hidrike dhe nga burime të tjera të rinovueshme, duke rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike në tregun rajonal të energjisë. Një tjetër projekt është ai që do të ndihmojë qeverinë për të lehtësuar hyrjen dhe operacionet e biznesit në ekonominë formale dhe të forcojë aftësitë e sektorit të ndërmarrjeve për të rritur eksportet drejt tregjeve rajonale dhe të BE.