Arvizu mbledh bashkë, Berishën, nanon dhe Ramën, thirrje për dialog
01/07/2011 SHBA feston 231-vjetorin e pavarësisë
Në një ceremoni të organizuar nga ambasada amerikane për festën kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mbledhur së bashku gjithë krerët e politikës shqiptare: kryeministrin e vendit Sali Berisha, kreun e opozitës Edi Rama, liderin e së majtës Fatos Nano dhe kandidatin fitues të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Kryediplomati amerikan në vendin tonë, ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, në fjalën e tij me këtë rast është shprehur se mbështetja për Shqipërinë nga vendi i tij është dhënë gjithmonë. Më tej ai ka theksuar nevojën e ndërtimit në vend të një shoqërie demokratike. Ambasadori Arvizu deklaroi se 4 korriku është festa e zbulimit të vlerave amerikane. “Kam dëshirë të shpreh vlerësimin për ata persona që kanë bërë të mundur këtë ceremoni të shkëlqyer”, - tha Arvizu. Më tej ai shtoi se shqiptarët janë një popull që e duan shumë vendin e tyre, duke vlerësuar kështu edhe kontributin që kanë dhënë në rajon. Prandaj sipas tij SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë mbështetëse e patundura të Shqipërisë. Ju vazhdoni të ndërtoni një Shqipëri të drejtë, vazhdoni të krijoni Shqipërinë e shpresave, atje ku ëndrrat bëhen realitet”, - tha Arvizu. Në ceremoni nuk mungonin as personalitete si ish-presidenti Alfred Moisiu, kreu i LSI-së Ilir Meta etj. Festa e pavarësisë së SHBA-ve festohet çdo vit, por kjo është nga të paktat raste ku nuk ka munguar asnjë lider i politikës shqiptare.