Kujdesi për flokët, specialistët: Sa më pak përdorues kimikë
Gjatë stinës së verës, përveç mbrojtjes së lëkurës, sigurisht se duhet një kujdes i veçantë edhe për flokët. Ekspozimet e shpeshta në diell, temperaturat e larta por dhe uji dhe rëra e plazhit, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek flokët . Masat e përshtatshme për të mbajtur flokun e shëndoshë janë përdorja e maskave dhe serumeve të veçanta për mbrojtjen nga dielli, por dhe gjithashtu preferohet që për ta luftuar ashpërsinë e flokut të përdoret edhe vaji i ullirit. Nga ana tjetër nuk preferohet që flokët të lahen çdo ditë, dhe duhet që të përdoren sa më pak shkuma, xheli, llaku dhe mjetet e tjera për stilim flokësh.
Nga ana tjetër preferohet që gjatë stinës së verës femrat ti mbajnë sa më pak flokët të lidhura sepse në këtë stinë floku sipas estetisteve ka nevojë të qëndrojë sa më lirshëm dhe të marë frymë.
Nga ana tjetër preferohet që gjatë stinës së verës femrat ti mbajnë sa më pak flokët të lidhura sepse në këtë stinë floku sipas estetisteve ka nevojë të qëndrojë sa më lirshëm dhe të marë frymë.