E Diel, 1 Nëntor 2026

Cilësia e ujit, Inspektoriati ushqimor në Vlorë pezullon dy aktivitete

Inspektoriati Ushqimor në Vlorë pezullon aktivitein e dy subjekteve të prodhimit,ambalazhimit e të tregtimit të ujit në Qarkun e Vlorës.Qëllimi i kontrolleve janë kushtet higjeno sanitare në lidhje me cilësinë e ujit. Drejtori i Inspektoriatit Ushqimor në Vlorë Arsen Mustafaraj gjatë inspektimit të subjekteve "Llogara" prodhues i ujit me logon "Sorkadhja" dhe "Pango" prodhues i ujit të pijshëm "Llogara" u vunë re shkelje të standarteve dhe të rregullave.

Gjatë inspektimit që inspektoriati i ushqimit ushtroi edhe në tregun e prodhimeve të detit u konstatua se tregtimi realizohej jashtë normave higjieno-sanitare. Për pezullimin e këtyre subjekteve nga inspektoriati u njoftua edhe Bashkia Vlorë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›