Kujt i prishet ndërtimi pa leje
13/03/2009 Ligjërohen 2 miliardë euro pasuri. Sot shpërndahen lejet e legalizimit për 70 pronarë në Elbasan
Shaban Memia: Rreth 6200 pasuri pa leje futen në tregun e ligjshëm të pronave
Plot 1789 objekte që janë ngritur në zona të mbrojtura me ligj, në kundërshtim me kriteret ndërtimore, apo janë në zona ku ka studime urbanistike do të prishen. Kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia, theksoi se tashmë procesi ka nisur të futet në rrugën e formalizimit.
Prishjet
“Nëse janë 270 mijë pasuri të deklaruara, jo të gjitha ligjërohen. Pasuri, të cilat janë në zonat e mbrojtura me ligj përjashtohen dhe ato i nënshtrohen prishjes. Në territorin ku ka studime urbanistike dhe ku ka pronarë të ligjshëm, edhe kjo kategori përjashtohen nga procesi i legalizimit. Poseduesit e tyre trajtohen me statusin e të pastrehut dhe ka zgjidhje ligjore të caktuara. Ne me këtë proces kemi marrë përsipër për ta ndarë Shqipërinë nga informaliteti dhe kategoria e pasurive që plotësojnë kriteret rigoroze ligjore dhe teknike ligjërohen dhe pasuri, të cilat nuk plotësojnë këto kushte i nënshtrohen prishjes”, - theksoi zoti Memia. Ndërkaq në tabelë janë paraqitur me detaje të gjitha të dhënat, për objektet që u pajisën me lejen e legalizimit apo e kanë atë të gatshme për ta tërhequr.
Pronarët e Elbasanit
Rreth 70 lejet e para të legalizimit do t’u jepen në dorë pronarëve të rinj në qarkun e Elbasanit. Agjencia e Legalizimeve do të vijojë turin e shpërndarjes së lejeve në të gjithë vendin, ndërsa ditën e premte sipas kalendarit e ka radhën Elbasani. Në tabelën e mëposhtme janë emrat e personave të parë fatlumë që do të kenë mundësi të procedojnë më tej për regjistrimin e pasurisë së tyre, që tashmë ligjërohet dhe bëhet pjesë e tregut të ligjshëm. Ky proces është në vazhdimësi, ndërsa ALUIZNI premton se do të publikojë edhe në media informacione të dobishme për publikun e interesuar në lidhje me ritmet e procesit të shpërndarjes së lejeve të legalizimit për objektet informale. Gjithashtu do të bëhen publike edhe të dhëna mbi detyrimet financiare të paguara nga qytetarët, apo ecurinë e regjistrimit të pasurive të legalizuara në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Shtesat pa leje
Vetë kreu i ALUIZNI-t, profesor Shaban Memia, ndau dje 151 lejet e para të legalizimit për objektet me shtesa mbi lejen e ndërtimit. Ai theksoi se ky proces po vijon me ritme të shpejta, sipas parashikimit të bërë në kalendar. “Në Tiranë, procesi vazhdoi me shpërndarjen e lejeve të legalizimit për apartamente, objekte social - ekonomike, garazhe dhe bodrume me një total prej 6200 pasurish familjare”, - tha Memia. Sipërfaqja që legalizohet për këtë kategori është 662 559 m2. Vlera e saj kalon shumën 2 miliardë euro, me çmim minimal tregu prej 300 euro m2, e cila tashmë bëhet pjesë e tregut. “Për pjesët e tjera ne po vazhdojmë lëvrimin e titujve të pronësisë. Për 2/ 3 kemi përpunuar dokumentacionin tekniko ligjor. Është një reaksion zinxhir qytetarët që shlyejnë detyrimet financiare do të marrin titullin e pronësisë në mënyrë të menjëhershme”, - theksoi Memia. Sipas Memisë, detyrimin financiar për shtesat pa leje nuk e kanë paguar qytetarët, por ndërtuesit.
Statistikat
Sipas të dhënave zyrtare të kësaj Agjencie, aktualisht, në mbarë vendin janë në proces përpunimi 134 341 dosje objektesh informale, ndërkohë që ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12 297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët. Deri në këtë moment ALUIZNI ka përmbyllur plotësimin e dosjeve dhe ka gati për pajisje me leje legalizimi 4 504 objekte, për të cilat qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor.
Objekte të pakualifikuara për legalizim
Tirana
400 objekte
Durrësi
420 objekte
Fieri
14 objekte
Vlora
140 objekte
Elbasani
353 objekte
Shkodra
395 objekte
Lezha
10 objekte
Berati
40 objekte
Korça
0 objekte
Kukësi
15 objekte
Gjirokastra
0 objekte
Dibra
2 objekte
Totali
1 789 objekte
Objekte të kualifikuara
32 046
Numri i vetëdeklarimeve
243 068
Marrëveshjet me bankat
Kush nuk paguan dot mund të marrë kredi
Nëse qytetarët nuk mund të paguajnë, atëherë mund të lidhin marrëveshje me bankat. Kjo do të mundësohet nëpërmjet një memorandumi që Agjencia e Legalizimeve ka nënshkruar me disa banka. Sipas zotit Memia, detyrimi që duhet të paguajnë qytetarët është i papërfillshëm. “Shkon 4-6 milionë lekë të vjetra mesatarisht. Për kalimin e pronësisë të parcelës ndërtimore në rastet kur shlyhet në total ka një bonos prej 20 për qind, që është një avantazh i jashtëzakonshëm. Ne kemi parashikuar në aktet ligjore mundësinë e kreditimit. Praktikisht jemi duke punuar me sistemin bankar dhe me kompani që ofrojnë kredi. Besoj këto ditë do të konkretizojmë marrëveshjet, pasi kemi nënshkruar memorandum me këto banka. Shumë shpejt do të nënshkruajmë kontratat e para të kreditimit të familjeve që nuk kanë mundësi”, - theksoi Memia. Sa i përket mbylljes së procesit, sipas profesor Memisë, do të varet nga pagesat. “Nga sot e tutje kompania ose qytetari që ka objektin informal në momentin që shlyen detyrimet merr dokumentacionin dhe vazhdon me regjistrimin e pasurive”, - tha Memia.
Pallatet e pahipotekuara
Në Tiranë janë rreth 120 objekte të pahipotekuara. “Ne sot kemi formalizuar pallate që kanë 50 apo 150 apartamente. Strukturat e tjera janë me një numër shumë të kufizuar. Për të gjitha këto ne jemi në fazën përfundimtare. Një pjesë e tyre kanë vetëm kalim pronësie dhe ato do të realizohen edhe nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave, por për sa i përket anës administrative ne e kemi përfunduar”, - tha Memia. Ai vlerësoi bashkëpunimin me ndërtuesit, që kanë paguar penalitetet e detyrimeve financiare në kohë edhe pse kanë qenë të një niveli shumë të lartë. “Një kompani mund të ketë paguar edhe 200-300 mijë euro. Nga të ardhurat e mbledhura gjatë kësaj periudhe ka një shifër rreth 300 milionë lekë të reja që i lëvrohen Bashkisë së Tiranës”, - tha Memia. Sipas tij, kjo bashki ka pasur detyrim ligjor për të mbyllur procedurat brenda një viti e gjysmë.
Pallatet e legalizuara
ALUIZNI ka përpunuar dokumentacionin tekniko-ligjor për dy të tretat e pasurive informale. “Sot kemi lëvruar dokumentacionin teknik dhe ligjor ose lejet e legalizimit për 151 pallate që janë pallatet më të mëdha të qytetit të Tiranës. Për shkak të këtyre shtesave një sipërfaqe ndërtimore prej 660 mijë m2 ka qenë jashtë tregut dhe nuk gjeneronte. Kjo pasi shtesat e kthyera në një ndërtim informal, duke i llogaritur me një kosto minimale prej 300 euro, nga një kapital i vdekur sot i fusim në treg”, - tha Memia. ALUIZNI ka filluar procedurat e regjistrimit. “Brenda një periudhe shumë të shkurtër të përcaktuar në ligj ata do të kenë mundësi ta shesin, ta blejnë, ta përdorin si kolateral, padyshim që në treg do të gjenerojë për ekonomitë e tyre, për ekonominë e qytetit dhe për ekonominë e vendit”, - tha Memia. Sipas tij, ky është një hap shumë i rëndësishëm në stabilizimin e të drejtës së pronësisë.