Hyrja në universitet sërish me 10 preferenca
13/03/2009 Hiqen provimet e lëndëve me zgjedhje për akademitë sportive e artistike, përjashtohet arkitektura
Grupet e punës pohojnë se tashmë po detajohet modeli i formuluarit A-2, pritet miratimi deri më 1 prill
Pranimi në universitete për vitin e ardhshëm akademik do të bazohet në preferencat e maturantëve, të cilat do të listohen sipas rendit zbritës në formularin A-2. Aktualisht grupet e punës në APRIAL, që po detajojnë këtë formular, kanë theksuar se edhe për maturën e këtij viti plotësimi do të jetë i njëjtë, çka do të thotë se maturantët do të përzgjedhin sërish 10 degët më të preferuara, sipas një rendi zbritës. Nëpërmjet këtij listimi do të bëhet dhe renditja e fituesve pas mbylljes së procedurës përllogaritëse të komponentëve përbërës të maturës së 2009-s. Në fillim të muajit të ardhshëm pritet që ky formular të shpërndahet në shkolla, ndërsa miratimi i tij nga Ministria e Arsimit duhet të përfundojë deri në fund të muajit mars. Kanë të drejtën të përfshihen në provimet me zgjedhje vetëm ata kandidatë që kanë arritur të marrin nota kaluese në dy provimet e detyruara. Gjithashtu janë përcaktuar dhe një sërë institucionesh të arsimit të lartë që nuk do t’u japin rëndësi provimeve me zgjedhje, por pjesës speciale për pranimin e studentëve të rinj gjatë këtij viti. Përjashtim në këtë rast do të përbëjë vetëm dega e arkitekturës.
Afatet
Sipas afateve të përcaktuara në rregullore, Ministria e Arsimit duhet të miratojë deri më datën 1 prill formularin A-2 (që ka të bëjë me të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojë). Plotësimi i këtij formulari nga ana e maturantëve do të realizohet gjatë muajit qershor përkundrejt afatit kohor të caktuar. Gara e provimeve për këtë vit përfshin një sërë ndryshimesh për lëndët me zgjedhje, ku është vendosur që për akademitë sportive dhe artistike të mos zhvillohen provimet me zgjedhje. Kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në këtë profil akademik do të përzgjidhen në bazë të rezultateve që do të arrijnë në testimin e pjesës speciale të konkursit. Bazuar dhe në llojin e degës, konkursi special për këta kandidatë do të zërë deri në 80 për qind të peshës përzgjedhëse të kandidatëve fitues për në universitet. Pjesa tjetër do t’i atribuohet mesatares së shkollës së mesme. Përjashtim në këtë rast do të bëjë vetëm dega e arkitekturës, e cila do të japë edhe pjesën speciale, edhe atë të lëndëve me zgjedhje, sepse kërkohet që maturantët që përzgjedhin këtë degë të kenë aftësi edhe në fusha të tjera, të cilat janë të domosdoshme. Megjithatë, para se të nisë plotësimi i formularit, do të publikohen edhe koeficientët e shkollave të mesme, në mënyrë që maturantët të bëjnë përllogaritë paraprake vetë, që të rezultojnë fitues në degët ku kanë më shumë probabilitet për të fituar.
Konsultimet
Ashtu si dhe vitin e shkuar, për të gjitha lëndët që jepen në provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen konsultimet për orientimin e maturantëve. Për dy provimet e detyruara është përcaktuar që zhvillimi i konsultimeve do të bëhet menjëherë sapo të mbarojë viti shkollor. Për të dyja lëndët e detyruara është vendosur që ndërmjet datave të provimeve të zhvillohen një javë konsultime për të gjithë nxënësit bashkë. Ndërsa për lëndët me zgjedhje periudha e përgatitjes me mësuesit do të zhvillohet e grupuar sipas preferencave të përzgjedhura nga vetë maturantët. Gjatë kësaj faze mësuesit e lëndëve përkatëse do të orientojnë maturantët në lidhje me temat që duhet të mësojnë dhe që kanë peshën më të madhe të tezës së provimit, kjo bazuar në programet orientuese që janë hartuar nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, që tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla.
Rregullore
MASH miraton deri më datën 1 prill:
Formularin A-2 (të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojë).
Udhëzuesin e formularit A-2
Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta duhet të plotësojnë edhe formularin A-2 brenda datës 30 qershor dhe ta dorëzojnë atë në KSHMSH.
Sipas rregullores së provimeve, kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në universitetet publike të vendit vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e maturës shtetërore (në dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje të përcaktuara në formularin A-1).
Nxënësi që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të sezonit të parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ai duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sezonin e vjeshtës, por humbet të drejtën e konkurrimit për në shkollën e lartë gjatë këtij viti.
Pranimi
Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje konsiderohet i plotë në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, formularit A-2 i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal, që vërteton pagesën e tarifës së maturës shtetërore. Formulari A-2 pranohet vetëm i shoqëruar me mandatarkëtimi.