Kujtimet e Lessing ne "Fletorja e arte e shenimeve"
Jane kujtimet e jetes se shkrimtares Anna Wulf! Ky eshte thelbi i asaj vepre, e cila se paku nga titulli njihet ne pjesen me te madhe te botes. E pas cmimit Nobel te Lessing, jo pak botues kane rendur ta perkthejne ne gjuhet e vendeve te tyre per ta bere te prekshme per kedo. Edhe ne shqip s'kishte se si te ndodhte ndryshe. "Golden Notebook", shenime jete, por jo ne nje bllok te zakonshem. Gjithcka rrefehet ne nje bllok shenimesh te arte. Por faqet e tij jane te ngjyrosura edhe te zeza, te kuqe, verdhe e blu. Faqet e zeza perkojne me kujtimet e Anes dhe jeten e saj ne Afriken qendrore, e cila e inspiroi te shkruaje edhe novelen e saj qe shpejt u shnderrua ne "best seller". Faqet e kuqe perkojne me ate periudhe te jetes kur eksperimentoi te qenit pjese e Partise Komuniste te Anglise. E verdha, lidhet me nje histori fiction dashurie, teper e dhembshme dhe perfundim "per te ardhur keq". Ndersa bluja eshte per nder te kujtimeve te saj, endrrave pergjate jetes dhe atyre jo pak emocioneve qe e kapluan pergjate viteve kur jetoi. Keto jane shenime te arta, te cilat jane perkthyer ne jo pak gjuhe te botes, e kane mberritur deri ne Arabi shume para se autorja e tyre, Lessing, te laureohej me cmimin Nobel. Shpejt keto shenime do te flasin edhe shqip.