E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 31-vjeçarja goditet 7 herë me thikë nga bashkëshorti i saj

TIRANE – Tetë muaj pasi nëna e katër fëmijëve plagosi rëndë me sepatë bashkëshortin e saj Qamil Bruka, në një banesë private në kryeqytet, ajo tashmë është bërë pre e një tentative vrasje nga bashkëshorti tashmë i shëruar.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në zonën e Kamzës, ku Qamil Bruka në sytë e fëmijëve ka goditur shtatë herë me thikë Hyrie Brukën, 31 vjeç, e cila ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe në trup.

Sipas mjekëve, gjendja e saj është e rëndë, pasi ka dëmtime të syrit të djathë. Por mjekët e kontaktuar nga News24 kanë dhënë shpresa për jetën e nënës së 4 fëmijëve.

Burime të policisë bëjnë me dije se është bërë i mundur arrestimi i Qamil Brukës, i cili ishte dhunuar nga vëllezërit e bashkëshortes së tij, pas ngjarjes së ndodhur në rrugën Teuta, në Kamëz.

Fillesat e ngjarjes, sipas burimeve të policisë, janë që në mesin e vitit 2011 kur mosmarrëveshjet në familjen e ardhur nga qyteti i Kukësit janë bërë të shpeshta madje Hyrje Bruka ka pranuar se plagosjen ndaj bashkëshortit e kishte kryer pasi ai ushtronte dhunë fizike sistematike ndaj saj dhe fëmijëve.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, plagoset më plumb në këmbë një 55-vjeçar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›