E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ftoj Edi Ramën në këtë hapësirë të gjelbër të mbjellë një kumbull”

Ministri Sokol Olldashi flet për truallin e shndërruar në lulishte

Ndërsa ishte premtuar, që brenda një kohe shumë të shkurtër do ti dhuronte kryeqytetit një lulishte, një hapësirë të re të gjelbër, Ministri i Transportit, Sokol Olldashi inauguroi dje lulishten e re ndërmjet rrugës së “Durrësit” dhe “Kavajës” në Tiranë. “Jam shumë i kënaqur, që sot mund të quhet që kjo punë është përfunduar me mbjelljen e fidanëve të rinj, të cilët në një kohë optimale arrijnë t’i kthejnë këtij pellgu, qendrës së Tiranës, në njëfarë mënyre gjithë qytetit këtë hapësirë të re kushtuar publikut,” tha ndër të tjera Olldashi.
Gjatë deklaratës së tij, Ministri Olldashi ftoi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Rama të kontribuojë në këtë hapësirë të gjelbër me mbjelljen e një kumbulle të kuqe. “Siç e vini re, atje kemi lënë një pemë pa mbjellë, është një kumbull e kuqe, e blerë me fondet e ministrisë dhe unë ftoj Rama që të vijë ta mbjell personalisht, sepse i kontribuon edhe ai kësaj hapësire të gjelbër të qytetit duke vendosur një kumbull të kuqe”, ironizoi Olldashi kreun e socialistëve Ramën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›