E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, negociata për kalimin përmes vendit të një naftësjellësi që vjen nga Azerbajxhani

Gjatë një konference për investimet e huaja, shefi i ekzekutivit ka bërë publike negociatat me Azerbajxhanin, Turqinë dhe vende të tjera, për ndërtimin e naftësjellësit të përbashkët “Transadriatik 1”, por edhe të një impianti rigazifikimi në grykëderdhjen e Semanit

Qeveria shqiptare është në negociata e sipër me qeveritë e Azerbajxhanit, Turqisë dhe vendeve të tjera, për ndërtimin e një naftësjellësi i cili do të kaloje përmes Shqipërisë dhe do të përfundojë në Evropë, të quajtur “Transadriatik 1”. Ky duket se do të jetë projekti më konkret i naftësjellësit që përfshin Shqipërinë pas të shumëpërfolurit “Ambo” dhe që do të ndërtohet nga dy kompani zvicerane dhe norvegjeze.
Lajmi u bë publik nga vetë Kryeministri Sali Berisha gjatë një fjalimi që ai mbajti në konferencën e dytë të investitorëve të huaj në Shqipëri.
“Ne po negociojmë me qeveritë e Azebaxhanit, Turqisë dhe shteteve të tjera për ndërtimin e një naftësjellësi që do të kalojë përmes Shqipërisë të quajtur ‘Transadriatik1’ që do të ndërtohet nga dy kompani, njëra zvicerane dhe tjetra norvegjeze. Ndërsa një tjetër projekt i rëndësishëm më diskutim me qeverinë e Katarit është ai për ndërtimin e një impianti rigazifikimi  dhe termocentrali me gaz në Seman”, tha Berisha.
Prezantimi i dy projekteve, naftësjellësi dhe rigasifikatori në Seman sipas kreut të qeverisë janë dy mundësi të reja energjie që Shqipëria i ofron investitorëve te huaj ndërsa i deklaroi i bindur se biznesi më i sigurt dhe fitimprurës në vendin tonë është turizimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›