E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtohet Kadri Roshi

Teatri Kombëtar ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore në nderim të kolosit të skenës shqiptare, Kadri Roshit. Miq të afërm dhe koleg artistë kanë shprehur vlerësime për ikonën e skenës. Në kuadër të 5 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta regjisori, Petrit Ruka ka realizuar një dokumentar dedikuar kontributit të tij në kinematografi dhe teatër. I biri i  artistit, Kliti Roshi thotë se ai nuk ishte vetëm i atyre që e njihnin nga afër, ai ishte i gjithë Shqipërisë e i të gjithë shqiptarëve falë kontributit kolosal që dha në zhvillimin e teatrit e kinematografisë shqiptare.
Bibliografia
Kadri Roshi  ka lindur  më 4 janar 1924, në  Mallakastër dhe vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë. Studimet e larta i përfundoj në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri  me sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata.
Legjenda e skenës
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›