Ministri Naco i pergjigjet grupit kuvendor socialist

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço i pëgjigjet pyetjeve të deputetëve të Partisë Socialiste, për aktivitetin e minierës së Bulqizës dhe të Elbasanit. Në përgjigjet e ministrit Naço, për jetët e humbura në galeritë e minierave thuhet se numri total i viktimave është 61 që nga viti 2000. Sipas Naços, nga viti 2006 e në vazhdim janë bërë përmirësime të dukshme për plotësimin e kushteve të punës së minatorëve, siç janë ndërtimi i kompleksit higjeno–sanitar, shërbimi mjekësor, pajisja me mjete mbrojtëse individuale të certifikuara, etj. Në vlerësimin e ministritit Naço, për koncesionin e Bulqizës, detyrimi i investimit është 23 milionë dollarë dhe deri tani janë realizuar 11 milionë USD. Ai thekson se për investimet e parealizuara në këtë fushë, janë vendosur nga METE, penalitete në masën 1.5 milionë euro. Për sa i përket çështjeve gjyqësore që METE ka me kompanitë koncensionare të minierave vendase, ministri Naço përgjigjet se janë katër të tilla nga të cilat tre janë të fituara dhe një e humbur, por që nuk ka efekte financiare për shtetin.