E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktati i BE-se Greqia dhe Siria teme e bisedimeve Merkel-Sarkozi

Kancelarja gjerman Angela Merkel dhe presidenti Francez Nicolas Sarkozi janë takuar sot në Paris për të diskutuar rreth miratimit të traktatit europian nga 25 vende të BE-së, situatën ekonomike në Greqi si edhe për situatën më të fundit në Siri.
“Patëm shkëmbim idesh dhe kemi vendosur që në fillim të marsit traktati europian që parashikon masa për ritjen ekonomike të miratohet nga 25 vendet e BE-së. Ky është një moment historik dhe jemi të kënaqur për këtë” u shpreh Merkel.
Të dy liderët u shprehën se çështja ekonomike e vendeve të Bashkimit Europian është kyçe për BE-në, çka do të stimulojë dhe rritjen ekonomike, duke hapur vende të reja pune . Të dy liderët theksuan domosdoshmërinë e marrëveshjes mes qeverisë greke dhe Trojkës për dhënien e këstit të radhës për të shpëtuar vendin nga falimentimi.
Siria ka qenë një ndër temat kryesore te bisedimeve te dy lidereve europiane . Ata janë shprehur se janë zhgënjyer për dështimin e rezolutës në Keshillin e Sigurimit nga vetoja ruse dhe kineze. Presidenti francez Nikolas Sarkozy tha se do të zhvillojë një takim me presidentin rus Dimitri Medvedev për situatën në Siri, pasi Franca dhe Gjermania pranojnë në asnjë mënyrë atë që po ndodh atje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›