E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtohet në 60 vjetorin e lindjes, Vladimir Prela

Kujtohet në 60 vjetorin e lindjes, diplomati dhe gazetari Vladimir Prela , i ndarë nga jeta 6 muaj më parë. Miqtë dhe kolegët kanë vlerësuar seriozitetin dhe korrektësinë , e cila karakterizoi karrierën e Vladimir Prelës. 

TIRANE- Familjarë, miq dhe shokë, personalitete të të gjitha fushave kan përkujtuar në 60 vjetorin e lindjes, diplomatin dhe gazetarin e njohur Vladimir Prela, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur 6 muaj më parë. Familjarët, ata që ndiejnë më shumë se kushdo sot mungesën e Vladimirit, e kujtojnë atë si një prind dhe bashkëshort të përkushtuar, ndërsa theksojnë se kjo ditë do të ishte ndryshe me Ladin, sic e quajnë ata.

Miqtë dhe kolegët vlerësojnë seriozitetin dhe korrektësinë që karakterizuan karrierën e Vladimir Prelës.
Ish ambasadori shqiptar në Maqedoni ka luajtur një rol mjaft aktiv në ruajtjen e marëdhënieve të mira mes vendeve fqinje, por edhe në qetësimin e debatit mes faktorit politik shqiptar në Maqedoni.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›