E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Dini te zgjidhni ceshtjet teknike por jo ato politike

05/11/2010Bregu maxhoranca eshte e gatshme ti ofroje opozites cdo kompromis

PE Kriza parlamentare do te kete efekt negativ per integrimin

Delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar dje pasdite takimin e dyte te Komitetit per zbatimin e marreveshjes se Stabilizim Asociimit. Europarlamentaret kryesuar nga Presidenti i Delegacionit per Evropen Juglindore Eduard Kukan gjate fjales se tyre nuk i kane kursyer kritikat ndaj klases politike shqiptare duke e bere ate fajtore per zgjatjen e krizes institucionale ne vend. Kriza zgjati shume dhe ne nuk dime si tju ndihmojme eshte shprehur zyrtari i larte i delegacionit evropian. Nder te tjera kreu i PE-se i kerkoi politikes shqiptare te zgjidhe vete krizen ndersa vuri theksin te dialogu per reformen zgjedhore ne te cilen duhen trajtuar verejtjet e rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Shqiperia di te zgjidhe ceshtjet teknike por nuk di te zgjidhe ceshtjet politike shtoi Kukan. Nga ana tjeter ministrja Bregu ne lidhje me krizen politike eshte shprehur se duhet te kete konsensus por pa shkelur Kushtetuten. Mazhoranca eshte e gatshme ti ofroje opozites cdo kompromis por pa shkelur Kushtetuten e vendit u shpreh Bregu e cila theksoi me pas se raporti i KE dhe rekomandimet e institucioneve evropiane do te sherbejne si nje plan pune per qeverine e Shqiperise. Ndersa eurodeputeti Luigi Brusa theksoi se Parlamenti nuk po funksionon dhe per kete jane pergjegjese te dyja palet politike e me pas vijoi duke thene se kjo situate nuk e favorizon aspak integrimin e Shqiperise. Kritikat e bera nga europarlamentaret ne takimin e djeshem te Komitetit te perbashket parlamentar te Stabilizim Asocimit vijne vetem pak dite perpara se Bashkimi Evropian te vendose te henen e ardhshme per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Dhe nje dite me pas Komisioni Evropian do te shprehe opinionin mbi kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Ne kete kontekst ministrja e Integrimit u shpreh Jam krenare sikurse eshte cdo shqiptar per ngjarjen madhore dhe mundesine e realizimit te nje endrre te hershme te qytetareve shqiptare levizjen pa viza ne Evrope enderr qe tani besoj se nuk pret gje tjeter vetem nje finalizim zyrtar.

Pronat

Ndihem mire sepse kemi argument per te folur per te gjitha reformat e ndermarra nga kjo qeveri te cilat e kane afruar vendin me standardet demokratike evropiane u shpreh ministrja e Integrimit ne takimin e dyte te Komitetit te Stabilizim Asociimit. Duke vleresuar punen madhore te qeverise qe ben pjese Bregu theksoi se kjo qeveri ka per objektiv madhor perspektiven evropiane te shqiptareve permes permbushjes se standardeve demokratike. Gjithashtu pjesa e kthimit dhe kompensimit te pronave e permendur ne te gjitha raportet edhe ne marreveshjen bilaterale me BE-ne u cilesua nga Bregu si nje nga ceshtjet qe nuk ka ecur me hapa shume te shpejte por ka njohur progres te dukshem gjate ketyre viteve.

Topalli - Kukan

Kryetarja e Kuvendit Topalli u siguroi europarlamentareve se ne axhenden e Kuvendit eshte zbatimi i rekomandimeve te OSBE-se per reformen zgjedhore. Per kete tha me pas Topalli Kryeministri Berisha i ka ofruar opozites qe ata te propozojne amendamentet sipas mendimit te OSBE/ODIHR-it qe ti votojme ne Kuvend. Ne kete kontekst Kryeparlamentarja shqiptare u shpreh se Kryeministri thirri ne Kuvendin e Shqiperise tryezen e Reformes Zgjedhore ku mori pjese kryetari i PS-se ambasadori i OSBE ne Shqiperi dhe perfaqesues te shoqerise civile. Pas kesaj mazhoranca permes kryetarit te grupit te PD-se zhvilloi takime me kryetare te tjere te grupeve dhe teknicienet e fushes se zgjedhjeve ku ai i ka bere ofertat opozites bazuar ne Rezoluten e PE-se per hetimin e zgjedhjeve te 2009-s.

Vizita ne Tirane

Delegacioni pritet nga Berisha dhe Rama

Europarlamentaret e kryesuar nga Eduard Kukan kane zhvilluar fillimisht nje takim me Kryeministrin Berisha. Ne njoftimin per shtyp te Kryeministrise theksohet se u diskutua mbi situaten politike ne vend oferten e mazhorances per hetimin e te gjitha ceshtjeve nga komisioni hetimor pervec atyre per te cilat ka vendim gjykate. Gjate takimit thuhet ne njoftim Kryeministri Berisha u beri eurodeputeteve nje ekspoze te reformave dhe arritjeve te rendesishme te qeverise shqiptare ne luften kunder krimit korrupsionit zhvillimit ekonomik reformave ne fushen e arsimit shendetesise privatizimeve per transparence thjeshtesim dhe modernizim te procedurave per nje qeverisje me te mire ne kuader te promovimit te Shqiperise ne moshen dixhitale krijimit te klimes se pershtatshme per biznes e investime. Delegacioni i europarlamentareve eshte takuar gjate paradites se djeshme edhe me kreun e PS-se Edi Rama i cili nenvizoi ate qe ka qene qendrimi konstant i Partise Socialiste ne lidhje me hetimin e zgjedhjeve. Partia Socialiste deklaroi ai e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 2009-s por ka kerkuar hetimin e menyres se si u zhvilluan keto zgjedhje. Po ashtu Kukan ka takuar kryetarin e LSI-se Ilir Meta dhe Kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj pasi nder arsyet e vizites eshte edhe diskutimi per permiresimin e funksionimit te gjyqesorit dhe shtetit te se drejtes. Ndersa ne mesdite europarlamentaret kane zhvilluar nje takim edhe me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Axhenda e Kuvendit ka qene axhende e reformave dhe e integrimit eshte shprehur Topalli gjate takimit te dyte te Komitetit te Stabilizim Asociimit.

Varret ne Boboshtice

LSI Te shkarkohet prefekti i Korces

Demtimi i varrezes ne Boboshtice ka bere qe Levizja Socialiste per Integrim te kerkoje shkarkimin e prefektit te Korces Andrea Mano si dhe te kryetarit te komunes Drenove. Ne u bejme thirrje organeve me te larta te shtetit te marrin masa te ashpra ndaj qendrimit pasiv dhe aspak ne permbushje te ligjit te prefektit te Korces i cili duhet shkarkuar. Jane shkelur rregulla te bashkejeteses normale por edhe trajtimit normal te atij territori tha Spartak Braho anetar i kryesise se LSI-se. Nderkohe debati per varrezat e Boboshtices ka shkaktuar reagim edhe nga kreu i cameve Shpetim Idrizi i cili kerkoi venien perpara drejtesise te personave pergjegjes per kete akt barbar. Ngjarja ne kete fshat duket se po merr permasa me te medha se kufijte e nje komune. Deklarata e Andrea Manos prefektit te Korces duket se nuk ka kaluar pa u vene re nga qarqet politike shqiptare. Ne nje prononcim te tijin Mano u shpreh se nuk kishte informacion ne lidhje me ngjarjen dhe se mediat e kane ekzagjeruar. Nderkohe kryetari i komunes Drenove u shpreh se ngjarja ka ndodhur brenda territorit te Kishes dhe komuna nuk kishte kompetenca per te nderhyre atje. Dita me e tensionuar ishte ajo e dites kombetare greke kur banoret e fshatit i vune zjarrin kurorave me lule qe kishin vene ne memorial kreret e larte te konsullates dhe Omonias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›