E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Dyert e BE per Shqiperine mbeten te hapura

Kreu i delegacionit të Parlamenti Europian për Ballkanin Perëndimor, Edurad Kukan gjatë një interviste për seksionin shqip të Deutche welle foli për refuzimin e statusit kandidat për Shqipërinë dhe sjelljen politike në vend duke bërë apel për bashkëpunim ndërmjet palëve.

Kukan thotë se ka patur disa lëvizje pozitive kohët e fundit duke u kthyer në parlament por sipas tij ajo duhet të tregojë qëndrueshmëri në vendimin e vet për të garantuar jetëgjatësinë e mirëfunskionimit të Kuvendit.

Në fund Kukan shprehet se janë partitë politike të Shqipërisë dhe institucionet që duhet të arrijnë marrëveshje mes tyre dhe që nuk mund të zëvendësohen nga asnjë politikan i BE ndërsa garanton se dera për të hyrë në BE për Shqipërinë është e hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›