E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Jam i zhgenjyer nga PD-PS

Kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian flet pas perfundimit te misionit ne Shqiperi


TIRAN - Pas perfundimit te vizites se delegacionit te Parlamentit Europian ne Shqiperi Eduard Kukan shprehu dje zhgenjimin per forcat politike shqiptare. Ne nje prononcim per mediat perpara largimit te eurodeputeteve nga vendi yne Kukan tha se rezultati i takimit qe u mbyll nuk eshte nje lajm pozitiv.


Nga pala shqiptare u refuzua i gjithe kompromisi i arritur prandaj ne nuk kemi nje dokument. Ky eshte mesazhi i keq. Kjo do te thote qe dialogu politik mes partive politike vazhdon te krijoje ngerce per te ardhmen dhe rrugen europiane te Shqiperise - deklaroi ai.


Zoti Kukan delegacioni i Parlamentit Europian po largohet nga Shqiperia nderkohe qe javen e ardhshme do te publikohet nje raport i KE-se per Shqiperine.


fare permban ky raport dhe sa ndikon komiteti i dyte i MSA-se qe u zhvillua ne Tirane


Javen tjeter publikohet raporti i Komisionit Europian per Shqiperine. Une nuk e di cfare permban megjithese disa media e kane prezantuar ate por nuk eshte zyrtare. Por rezultati i ketij takimi perfundimisht nuk eshte nje lajm pozitiv apo konstruktiv per Shqiperine perpara kesaj ngjarjeje.


Ju po thoni se gjithcka po ndodh ne jeten politike shqiptare eshte nje mesazh i keq qe ne po japim per Europen


Une thashe se mesazhi i keq per Europen eshte se pas dy dite diskutimesh aktive me delegacionin e Parlamentit Europian dhe delegacionin e Parlamentit Shqiptar ne nuk mundem dot te arrinim ne nje dokument te perbashket sepse nuk kishte marreveshje nga pala shqiptare.


Sipas rregullores nese ka mosmarreveshje eshte e nevojshme vota dhe deklarata e perbashket miratohet kur te dyja palet e delegacionit bien dakord me te.


Nga pala shqiptare u refuzua i gjithe kompromisi i arritur prandaj ne nuk kemi nje dokument. Ky eshte mesazhi i keq. Kjo do te thote qe dialogu politik mes partive politike vazhdon te krijoje ngerce per te ardhmen dhe rrugen europiane te Shqiperise.

Zoti Kukan ju jeni i zhgenjyer nga te dyja palet


Jam i zhgenjyer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›