E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet procesi familjaret reagojne per Delijorgjin e Pinarin

TIRAN- Per te katerten here radhazi procesi gjyqesor ndaj te pandehurve te tragjedise se Gerdecit u shty pasi i pandehuri Shkelzen Madani ka mbetur pa mbrojtes ligjor pas arrestimit te avokatit te tij Hysni Beti.


Edhe seancen e djeshme gjyqesore i akuzuari nuk u paraqit duke njoftuar gjykaten se si mbrojtes te tij kishte caktuar avokatin Mark Pellumbi. Ai per shkak te angazhimeve ne nje proces tjeter gjyqesor nuk u paraqit ne seancen e djeshme. Mos paraqitja e Madanit dhe avokatit Pellumbi u be shkak qe treshja gjykuese te shtyje seancen gjyqesore per diten e hene.


Por kete shtyrje dhe vendimin e Gjykates se Larte qe kthen kerkesen e te pandehurve Ylli Pinari Dritan Minxholli dhe Mihal Delijorgji per gjykim edhe njehere ne Gjykaten e Shkalles se Pare per perseritjen e llogaritjeve ka bere qe te reagojne Shoqata e Familjareve te Viktimave te Shperthimit te Gerdecit.

Zvarritja e gjyqit per arsye te papershtatshme dhe joligjore beri qe sot pergjegjesit e kesaj tragjedie te kene mundesine te shfrytezojne shtigjet juridike qe te enden te lire dhe keshtu te kene me shume shanse qe te veshtiresojne zbardhjen e se vertetes.


Duke pare zvarritjen e gjykimit apatine e prokurorise mbylljen e dosjes Mediu mungesat dhe shtyrjet e pajustifikuara nga gjyqtaret dhe avokatet lirimi i te akuzuarve kryesore per ceshtje kohore dhe procedurale dukej si nje kronike lajmesh e paralajmeruar-thuhet nga Shoqata e Familjareve te Viktimave te Shperthimit te Gerdecit qe kerkojne mos zvarritjen e metejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›