Kukan: Koha po fluturon shpejt për Shqipërinë

Për Kukan, nëse Shqipëria dështon me statusin edhe këtë vit, përgjegjësia do të jete e qeverisë.
“Unë jam një optimist i lindur. Megjithëse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jesh optimist për Shqipërinë. Por unë besoj ende se politikanët janë ata që duhet t’i shërbejnë vendit, përndryshe, nuk do të duhej të ishin të përfshirë në politikë. Po. Reforma zgjedhore është shumë shumë e rëndësishme dhe e papërmbyllur. Ju keni të drejtë, janë bërë shumë gjëra por jo deri në fund. Një gjë që s’është mbyllur, s’është mbyllur. Nëse marrëveshja ka arritur 95 për qind, kjo nuk është ende një marrëveshje. Kjo është ajo që na nevojitet, përfundimi i kësaj marrëveshjeje dhe i negociatave në Shqipëri.
Ajo që po ndjekim nga shumë pranë dhe me shumë kujdes është që pas këtij tipi zgjedhjeje presidenciale, se a do të vijnë apo jo gjëra të reja, apo se si do të zbatohen reformat, sepse ka shumë prej tyre. Njerëzit tuaj e dinë shumë shumë mirë se çfarë pritet prej tyre. Pra unë mundem vetëm të them se ne po presim dorëzimin e këtyre reformave, sepse pa bërjen e tyre, do të jetë me të vërtetë e vështirë. Dhe është në interesin e vendit, keni të drejtë, pas çdo procesi zgjedhor në Shqipëri ka pasur probleme, pra është e domosdoshme të ndalohet kjo lloj praktike, gjë që mund të ndalohet vetëm kur arrihen marrëveshje dhe rregulla të vërteta, demokratike, transparente, para se të shkohet në zgjedhje, në mënyrë që askush të mos mundë të ankohet pas tyre.
Le të presim herën tjetër, kur do të takohemi me ta, ndoshta në tetor. Komisioneri Fyle dhe partnerët në Parlamentin Evropian i japin ende një shans Shqipërisë. I japin një shans tjetër, por do të jenë më shumë kërkues dhe më të kujdesshëm pas këtyre zgjedhjeve. Ka ende pak kohë, por nëse ju e humbisni, do ta humbisni shumë keq dhe për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë ai për Top-Channel.
Ai shton se PE-së i ka ardhur në majë të hundës duke lexuar akuzat e njërit kundër tjetrit. “Nuk mund të vazhdojë kështu nëse Shqipëria do që të arrijë një farë progresi. Koha po fluturon shpejt e muaji nëntor, kur do të kemi raportin e progresit të Komisionit, nuk është më kaq larg. Po ku janë rezultatet ? Unë e di se ka pasur disa lëvizje, pasi kam lexuar me vëmendje sa prej 12 prioriteteve janë përmbushur, sa nuk janë përmbushur, sa janë përmbushur pjesërisht apo janë ende rrugës.
Ato 12 prioritete janë mbi tavolinë për një kohë shumë të gjatë dhe unë do të prisja më shumë, më shumë rezultate kur nuk ka mbetur më shumë kohë para raportit të progresit”, shton ai. Kukan thonë se duhet dialog politik në mënyrë që të gjendet kompromisi që do ta shtynte vendin përpara. “Dhe ne kemi nevojë për dëshmi, për rezultate, kemi nevojë për dhënie rezultatesh. Kam disa muaj që unë vetë po e përsëris këtë gjë dhe kjo është ajo që ne po e presim akoma dhe që nuk po vjen.
Për reformën zgjedhore për shembull, u arrit afër një marrëveshje, por as kjo marrëveshje nuk është mbyllur ende. Komisioneri Fule dha si afat të fundit datën 24 maj, por ky afat u humb. Pra me gjithë lëvizjen e gjërave ne po shtyjmë pasi na duhen rezultate. Në këtë kuptim duhet të ketë realisht më shumë përgjegjësi politike dhe presion nga brenda Shqipërisë, presion nga populli i cili përfundimisht meriton një situatë më të mirë.
Ju lutem më kuptoni, unë jam me të vërtetë miku juaj dhe ndonjëherë kur shfaqem i paduruar apo kritik unë dua vërtetë të shoh se vendi po lëviz. Kjo sepse në atë situatë që është tani, jam i shqetësuar, me të vërtetë i shqetësuar, shtoi. /Start/
2012-06-21 17:56