Katër shtyllat e strategjisë kundër drogës 2012-2016

Kreu i kësaj ministrie, Petrit Vasili, tha se lufta kundër drogës tashmë do të orientohet bazuar në një strategji të re, që trajton në tërësi këtë problem delikat.
"Kjo është një strategji, që trajton një nga problemet më delikate dhe më kritike, duke u konsultuar me të gjitha dokumentet evropiane, në lidhje me çështjen dhe jemi duke mbajtur komunikime të vazhdueshme me aktorë prestigjioze që operojnë në këtë fushe, si në planin teknik, ashtu edhe në mbështetjen politike", tha Vasili. Ai shtoi se strategjia e re, që tashmë është një tjetër instrument veprimi, bazohet në katër shtylla themelore, në koordinimin strategjik, në reduktimin e ofertës dhe kërkesës dhe reduktim edemit.
"Ajo është konceptuar në mënyrë të tillë që të gjithë elementet të funksionojnë në sinkron, duke qenë të bindur se asnjeri prej tyre nuk mund te zhvillohet, me pak sepse do te krijonte probleme më të thella", tha Vasili. Strategjia vjen pas disa momenteve qe kane shënuar arritje te rëndësishme ne lidhje me përballimin e problemit si në pikëpamje te informacioni, ashtu edhe në pikëpamje të trajtimit.
Nga ana e tij, Patrick Penninckx , Drejtor ekzekutiv i Pompidou Group, Agjencia e specializuar e Këshillit të Europës për problematikat e përdorimit dhe trafikimit të drogës, tha se "adiksioni dhe problematikat e drogave nuk luftohen të vetme. Ne jemi të angazhuar për bashkëpunimin, për shkëmbim të eksperiencave dhe projekte të përbashkëta në këtë fushë", tha Penninckx. Shqipëria do t’i bashkohet grupit të vendeve anëtare të kësaj agjencie në nëntor të këtij viti. /Start/
2012-06-21 16:45