Rusia mbështet luftën e Serbisë për Kosovën
Kryeministri rus, Dimitri Medvedev ka thënë se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë në fushën e infrastrukturës dhe të investimeve kapitale.
Gjatë bisedimeve në margjinat e Samitit për Zhvillim në Rio de Zhaneiro, Medvedev po ashtu i ka thënë presidentit serb, Tomislav Nikolic se Moska mbështet luftën e Serbisë për mbrojtjen e integritetit territorial dhe të drejtave të serbëve në Kosovë, raportojnë mediat në Beograd.
Nikolic raportohet të ketë falënderuar Rusinë për mbështetjen dhe të ketë theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. (rel)