E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagesë për të kaluar në rrugën Durrës-Kukës

Qeveria ka vendosur që mirëmbajtja e këtyre rrugëve të bëhet nga kompani private dhe për këtë Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka gati një plan. Kjo Ministri po negocion me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), për hartimin e termave ligjore, teknikë dhe financiare të projektit për pagesën në rrugët kombëtare.

Dhënia me koncesion e rrugëve synon uljen e kostos për buxhetin e shtetit, por edhe një cilësi më të mirë shërbimi. Kjo metodë e re që përdoret në vendin tonë, u bë e ditur edhe nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë. Rruga Durrës-Kukës-Morinë do të jeta ajo që do të mirëmbahet nga kompani private dhe ky shoferët do të paguajnë për të kaluar. 

Në bazë të Kodit Rrugor Shqiptar, entet pronare të rrugëve, për garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së qarkullimit, kanë për detyrë: administrimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, pjesëve që i përkasin rrugës, si dhe të pajisjeve, impianteve dhe mjediseve të shërbimeve; kontrollin teknik të gjendjes së rrugëve dhe të pjesëve që i përkasin rrugës; si dhe vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalizimit të përcaktuar./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-27 15:11
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›