E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukan Le te flasim hapur dhe me ze te larte - Shqiperia nuk mund te aplikoje serish brenda ketij viti per statusin e vendit kandidat

DW Z. Kukan ku mendoni se jane rrenjet e krizes se gjate politike dhe progresit te pamjaftueshem te Shqiperise ne realizimin e reformave te kerkuara nga BE dy arsyet kryesore qe KE nuk e rekomandoi edhe kete vit Shqiperine per statusin e vendit kandidat

Eduard Kukan Drejtuesit politike te Shqiperise nuk jane te perfshire ne dialogun politik permes te cilit do te gjendeshin zgjidhje per ti dhene fund krizes dhe stanjacionit te gjate politik. Kjo mungese dialogu eshte arsyeja kryesore qe Shqiperia nuk po shenon progres. Ne te njejtin konkluzion ka arritur edhe KE ne raportin e tij te publikuar dje me 12.10.2011. Se cfare qendron pas ketij qendrimi kokeforte te dy partive kryesore nuk mund ta di. Ajo qe di eshte qe partia qeverisese ka ofruar shume propozime te cilat jane refuzuar nga partia opozitare dhe po keshtu ka bere se fundmi edhe kreu i opozites Edi Rama por ende nuk ka nje dialog politik mes tyte. Ndofta kjo situate eshte pasoje e kultures politike ne Shqiperi. Kjo kulture duhet te eci drejt kultures politike europiane e cila u jep zgjidhje pikpamjeve te ndryshme dhe mosmarreveshjeve mes forcave politike permes dialogut dhe kompromisit. Kjo eshte e vetmja rruge ne menyre absolute nuk ka rruge tjeter. Pra eshte e nevojshme qe Shqiperia te perqafoje kulturen politike qe kane te gjitha vendet anetare te BE te perqafoje menyren europiane per zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarreveshjeve sepse kjo eshte ne interes te vendit.

DW Dialogu kompromisi madje edhe venia e interesave te vendit mbi ata partiake nga ana e politikaneve drejtues jane mesazhe konstante te perseritura nga institucionet europiane perfshire ketu edhe Parlamentin Europian. Por Konkluzionet e KE dje ne Bruksel treguan qarte pa ekuivoke se keto mesazhe kane rene ne vesh te shurdher. Kur prisni qe me te tilla mesazhe mos te ndodhe si deri me tani Kur prisni te vije pika e ktheses

Eduard Kukan Keni te drejte. Te tilla mesazhe i jane derguar Shqiperise qe prej nje kohe te gjate nga shume politikane te institucioneve te BE dhe reagimi i politikaneve drejtues te Shqiperise nuk ka qene i mjaftueshem. Mendoj qe momenti i ktheses do te vije vetem kur ata te kuptojne pergjegjesine e madhe qe kane ndaj popullit dhe Shqiperise. Kjo eshte vertet nje pergjegjesi e madhe. Nese ata duan qe ta cojne popullin dhe vendin drejt anetaresimit ne BE per te siguruar nje jete me te mire atehere duhet te realizojne ne menyre reale dialogun politik. Pika e ktheses do te jete te kuptuarit ndergjegjesimi i tyre se pa dialog nuk mund te shkohet perpara. Dhe kjo nuk eshte e ndershme ne raport me popullin shqiptar.

DW A ka ndonje sinjal se kjo qe thoni lidhur me pergjegjesine ne raport me te ardhmen e popullit dhe Shqiperise ka filluar te ndihet nga politikanet drejtues

Eduard Kukan Kohet e fundit ka disa zhvilime te reja inkurajuese opozita eshte kthyer ne parlament dhe ka bere disa propozime qe Parlamenti Europian i inkurajon. Keto mund te jene shenja te mira qe klima politike ne Shqiperi po fillon te ndryshoje. Por ne duam me shume prova ne duam te shohim qe parlamenti qe eshte institucioni demokratik per te bere betejat politike po funksionon normalisht qe deputetet marrin pjese ne seancat e tij qe secili mer pjese ne votim e keshtu me radhe. Duket se ne Shqiperi ende nuk jane krejt te sigurte qe ky eshte funksionimi i qendrushem dhe jetegjate demokratik i Parlamentit. Ne duam prova qe ky lloj funksionimi i Parlamentit te kuptohet. Ka sinjale te mira nga Shqiperia per Europen se gjerat po ndryshojne.

DW A jane keto sinjale Z. Kukan nje baze qe Shqiperia te rikerkoje gjate ketij viti statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE Natyrisht nese Shqiperia jep ato prova per te cilat ju flisni

Eduard Kukan Jo. Le te flas me ze te larte dhe shume hapur Progres Raporti i KE per vendet e Ballkanit Perendimor perfshire ketu edhe Shqiperine u publikua. Progres raporti i ardhshem do te jete ne Tetor 2012. Natyrisht Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian po ndjekin nga shume afer skenen politike te Shqiperise. Por vendimi per statusin e vendit kandidat do te vije pas 12 muajsh. Shqiperia humbi edhe nje vit tjeter.

DW Per kete dy partite kryesore ia hedhin fajin njera tjetres. Po BE dhe instiucionet e tij a shohin ndonje pergjegjesi per krizen e gjate politike qe si thate ne krye te intervistes eshte baza e refuzimit per statusin e vendit kandidat

Eduard Kukan Shiko kemi nje projekt i perbashket anetaresimi ne te ardhmen i Shqiperise ne BE ka interes te ndersjellte per Shqiperine dhe BE. Ne desherojme te kemi nje Europe te Bashkuar dhe te kemi te gjitha vendet europiane anetare te familjes europiane. Institucionet e BE kane shprehur shume here gadishmerine e tyre per te ndihmuar partite politike ne Shqiperi per te gjetur zgjidhje lidhur me qendrimet e ndryshme dhe mosmarrveshjet mes tyre. Ka patur perpjekje te perbashketa te grupeve kryesore politike te PE per te folur me dy drejtuesit kryesore politike. Por reagimi pergjigja e tyre nuk ka qene e mjaftueshme. Institucionet Europiane nuk mund te fajesohen per situaten ne Shqiperi. Institucionet europiane nuk mund te firmosin marreveshjen per kompromis politik mes dy partive me te forta. Jane vete keto dy parti vete politikanet e tyre qe duhet te arrijne kete marreveshje. Institucionet europiane nuk mund ti zevendesojne ata. Kjo eshte pergjegjesia e tyre. Mendoj qe institucionet europiane kane treguar vullnetin e tyre per te ndihmuar politikanet e Shqiperise te gjejne zgjidhje per ndryshimet diferencat ne pikepamjet e tyre politike dhe per te filluar te bejne hapa pozitive dhe progresive ne procesin e integrimit europian.

DW Si do ta mbeshtesin Shqiperine tani e tutje institucionet e BE qe ajo te jete e besueshme dhe e pranueshme prej tyre

Eduard Kukan Mund tju siguroj qe institucionet europiane perfshire ketu edhe PE do te vazhdojne ta mbajne te hapur dialogun me partite dhe politikanet e Shqiperise per te perseritur mesazhet qe u jane derguar atyre me pare vazhdimisht. Neve na duhet ti perserisim keto mesazhe pasi asgje thelbesore nuk ka ndryshuar ne Shqiperi. Keshtu me 23 dhe 24 nentorim ne Tirane do te mberrije nje delegacion i PE dhe do te zhvilloje bisedime me deputetet e Parlamentit te Shqiperise. Pra ka mundesi konkrete per te shkembyer pikepamje degjuar se cfare kane per te thene dy drejtuesit e partive kryesore. Po keshtu do te zhvillohen bisedime ne Bruksel mes politikaneve te Shqiperise dhe Departamentit te Zgjerimit te Komisionit Europian. Pra dialogu do te vazhdoje edhe pse KE nuk dha rekomandimin BE qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim. Dua te perseris qe jane partite politike te Shqiperise dhe institucionet qe duhet te arrijne marreveshje mes tyre dhe qe nuk mund te zevendesohen nga asnje politikan i BE. Dera per te hyre ne BE per Shqiperine eshte e hapur. Ne ate dere Shqiperia duhet te futet vete ajo duhet te kete pergjegjesine per ta bere kete. Dhe kete duhet ta tregoje ne menyre te qarte te dallueshme. Dhe te tregoje se ne situaten politike ne Shqiperi ka nje ndryshim te qendrushem se ka nje dialog vertet te sinqerte se po arrihet kompromisi permes negociatave. Vetem atehere Shqiperia do te duket e besueshme dhe e pranueshme nga institucionet europiane.

Intervistoi Ani Ruci / Tirane

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›