Mongolia - Vend i pasur njerez te varfer

Kur investuesit e huaj degjojne fjalen Mongoli u shkelqejne syte. Rezervat e lendeve te para te vendit me dendesi te ulet popullsie mes Rusise dhe Kines jane tejet te medha. Christopher Wood keshilltar per investimet prane CLSA ne Hongkong thote Mongolia eshte historia me terheqese e bumit ekonomik ne Azi. Por ajo nuk eshte per frikacaket.
Qymyr baker ar materiale te rralla - Mongolia i ka te gjitha. Ne radhet e investuesve mbizoteron atmosfera e etheve te arit. Ekonomia e vendit ne gjysmen e pare te ketij viti eshte rritur me rreth 14. Mongolezi Dale Choi strateg investimesh prane firmes Frontier Securities ne kryeqytetin Ulan Bator shpjegon Per cdo vend kjo eshte nje shifer mjaft e larte. Ekonomia jone po perjeton nje rritje te fuqishme fale sektorit te minierave dhe efekteve pozitive edhe ne sektore te tjere.
Bildunterschrift Angela Merkel dhe kryeministri Sukhbatar Batbold ne Ulan Bator
Varferia prezente - Vetem nje elite perfiton aktualisht
Por perftimi i lendeve te para sapo ka filluar. Dhe rritja ekonomike deri tani ka arritur vetem tek nje elite e vogel ne vend e cila i lejon vetes makina te reja dhe shtepi. Nje e treta e njerezve jane tejet te varfer thote Jrgen Wellner i cili punon per organizaten humanitare World Vision ne Ulan Bator. Vendi ka perpara nje te ardhme te lavdishme nje e treta e popullsise jo patjeter. Shifrat e rritjes jane gjigante por nese kjo rritje do te arrije deri ne shtresat e uleta te popullsise nuk dihet. Gjate dhjete viteve te fundit produkti social bruto i vendit eshte rritur shume shpejt por varferia ka mbetur njelloj.
Varferine ne Ulan Bator e sheh para se gjithash ne periferi. Jashte qendres me ndertesat e saj me parafabrikate nga koha e socializmit shtrihet lagjen e varfera ne te cilat njerezit jetojne ne cadrat tradicionale mongoleze dhe fitojne jeten me pune te rastit. Gjysma e rreth 28 milione mongolezeve jetojne sot ne kryeqytetin Ulan Bator. Shume prej tyre jane nomade te dikurshem te cilet kane ardhur ne qytet pasi blegtoria nuk u siguronte me te ardhura te mjaftueshme dhe sepse kerkojne nje jete me moderne. Por vendet e punes jane te rralla thote Johannes Rey nga Fondacioni Konrad Adenauer.
Plane ambiciozeBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Angela Merkel viziton Mongoline
Varferia vjen pasi ne 20 vitet e fundit ka qene e pamundur te ndertohet nje industri ne vend dhe Mongolia jeton si te thuash nga te ardhurat e shitjes se lendeve te para. Kjo do te thote qe aktualisht ketu nuk ka aktivitet prodhues nuk ka industri sekondare. Ky zhvillim duhet te ece paralelisht me tregtine e lendeve te para pra qe keto lende jo vetem te eksportohen por edhe te perpunohen ketu.
Qeveria ka plane ambicioze per zhvillimin e nje industrie mongoleze. Por per kete fillimisht duhet te permiresohet infrastruktura. Aktualisht 90 e rrugeve nuk jane te shtruara rrjeti i shinave eshte fare i pamjaftueshem per vendin e madh. Te gjitha keto duhet te ndryshojne vitet e ardhshme dhe Mongolia shpreson qe per kete te marre ndihme edhe nga fqinjet e fuqishem Rusia dhe Kina. Vendi shpreson gjithashtu ne kontakte ekonomike me SHBA Evropen Japonine dhe Korene e Jugut. Por rruga nga nje vend i izoluar nomadesh drejt nje kombi modern lendesh te para eshte ende e gjate. Dhe shperndarja e pasurive te vendit nder banoret e tij eshte nje ceshtje politike e cila nuk eshte eshte zgjidhur akoma.
Autor Ruth Kirchner/Eliana Xhani
Redaktoi Lindita Arapi