Debat ne SHBA per atentatin e mundshem te Iranit

Aktualisht ne SHBA duhet te degjosh me vemendje te madhe per te kuptuar ate qe politikanet duan ta shprehin por nuk e thone. Qe te marten Ministri i Drejtesise Eric Holder dhe ministrja e Jashtme Hillary Clinton deklaroi se SHBA do ta nxjerrin Iranin per kete komplot vrastar para pergjegjesise. Kjo nuk e pengoi John Boehnerin republikanin e rangut me te larte dhe zedhenesin e Dhomes se Perfaqesuesve ne Uashington qe te kerkonte te merkuren me vendosmeri nga administrata e Obamas Nxirreni para pergjegjesise qeverine iraniane Mos e lini rehat Por me konkret Boehneri nuk donte te shprehej kur e pyeten reporteret.
Me kete kryetari i Parlamentit i beri bisht pyetjes e cila i preokupon aktualisht te gjithe a do te marrin hak ushtarak SHBA - dhe a duhet te marrin hak Per kete duhet konstatuar te pakten qe SHBA jane sulmuar. Dhe kjo eshte e veshtire te deshmohet. Sepse atentati i supozuar nuk u krye te dyshuarit si komplotiste nuk paten blere as arme. Nuk eshte rastesi pra qe edhe zevendespresidenti Joe Biden ne nje interviste me televizionin ABC kur e pyeten i beri bisht pyetjes a kemi te bejme me nje akt agresioni
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendespresidenti i SHBA Joe Biden
Ne fakt eshte nje akt i tmerrshem per te cilin iranianet duhen nxjerre para pergjegjesise. Ajo qe ka me shume rendesi per momentin eshte qe e gjithe bota ti kundershtoje nga ana morale aksionet iraniane ne menyre qe bota te jete e bashkuar pavaresisht nga ajo qe do te ndermarrim ne ne fund- sanksione te tjera ose...Asnje nga opsionet nuk perjashtohet.
Zevendespresidenti nuk deshiron te flase nga njera ane per nje akt luftarak por nga ana tjeter kur flet per opsione e ka fjalen edhe per ato ushtarake - nje procedure e zakonshme. Ministria e Mbrojtjes e SHBA e konsideron kete ceshtje nje ceshtje si diplomatike ashtu edhe juridike. Qe do te thote Lereni me mire te qete ushtrine Megjithate eshte vetem presidenti ai qe vendos perfundimisht se kur eshte dhe kur nuk eshte e nevojshme te nderhyje ushtria. E kete ai me siguri nuk do ta beje po te mos jete ne gjendje te deshmoje se kreu i shtetit iranian eshte perfshire ne komplot. Deri tani qeveria e SHBA akuzon vetem pjese te qeverise iraniane se ndodhen pas komplotit- me kete ajo e ka fjalen per sherbimin e fshehte iranian se bashku me njesine speciale Al-Kuds. Me hapur foli perballe stacionit NBC ish-Sekretari i shtetit per Sigurine e Atdheut Tom Rich
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Objekti i sulmit te dyshuar Ambasadori i Arabise Saudite ne SHBA Adel al-Jubeir
shte e paperfytyrueshme qe trupat elite te Al-Kudit te punojne me mendjen e tyre qofte ne menyre te pavarur nga Ajatollahu udheheqesi shpirteror ose nga presidenti Ahmadinexhad. Ky shtet terrorist mbeshtet ndikimin destabilizues te Hamasve ne Izrael te hizbollave ne Liban dhe kujdeset qe te vriten ushtaret tane ne Afganistan dhe ne Irak.
Autor Silke Hasselmann/ Auron Dodi
Redaktoi E. Xhani