Oswald Nga raporti i progresit Shqiperia duhet te nxjerre pergjegjesi e angazhime konkrete

DW Zoti Oswald si eshte niveli i bashkepunimit mes parlamenteve te te dy vendeve
Eduard Oswald Jemi ne nje rruge mjaft te mire te marredhenieve tona te cilat do ti pershkruaja shume miqesore. Se fundi kemi patur vizita te deputeteve shqiptare ne Bundestag po keshtu dhe deputetet tane kane qene ketu. Mund te permend dhe grupin e miqesise mes deputeteve nga te dy vendet por dua te mos le pa prekur dhe shkembimet qe kemi ne nivelin e administrates ku perfaqesues te pales shqiptare vijne ne Gjermani dhe njohin nga afer menyren e punes dhe te funksionimit te Bundestag-ut. Gjate kesaj vizite ne Tirane une kam patur rastin qe dy here te takohem me kryetaren e parlamentit te Shqiperise Jozefina Topalli ne shoqerine dhe te deputeteve te tjere shqiptare ku kemi patur diskutime shume te frytshme per te intesifikuar marredheniet dypaleshe.
DW Duke ju referuar aktualitetit te zhvillimeve ne Shqiperi permendim publikimin kete te merkure te Progres Raportit nga ana e Komisionit Evropian ku theksohej ne esence progresi i limituar dhe mungesa e realizmit te reformave thelbesore. Cili eshte mendimi juaj per vleresimet e Komisionit Evropian
Eduard Oswald Ky Progres Raport perpilohet nga nepunes te pavarur te aparatit administrativ te BE-se dhe jo nga politikane. Keta nepunes mbledhin te gjitha te dhenat faktet shifrat dhe gjitheka qe eshte evidente per periudhen njevjecare duke bere vleresimin e tyre ne menyre te imet ne komisione te ndryshme. Une jam thellesisht i bindur se politika shqiptare politikanet e ketij vendi do te dine ta vleresojne ne menyre objektive lenden e ketij Progres Raporti per te nxjerre me pas konkluzionet konkrete pergjegjesite dhe angazhimin e tyre ne vijim.
DW Jo vetem ne kete Progres Raport te fundit por dhe ne disa qendrime te perseritura te meparshme te faktorit nderkombetar eshte folur per mungesen e funksionimit normal te parlamentit ne Tirane per mungesen e komunikimit konstruktiv mes mazhorances dhe opozites. Personalisht ju z. Oswald si parlamentar cfare do ti adresonit kolegeve shqiptare per ta kapercyer kete situate
Eduard Oswald Per te gjykuar ose per te dhene nje opinion mbi Shqiperine duhet patur mendoj parasysh rruga qe ka pershkuar vendi ne dy dekadat e fundit. Shqiperia eshte nje demokraci e re. Ne parlament diskutohet vertet me shume pasion rreth zhvillimeve politike. Por une jam thellesisht i bindur se partite politike politikanet shqiptare nese deshirojne qe vendi i tyre te ece ne rrugen e integrimit evropian do te duhet te ulen se bashku per te marre ato vendime qe kerkon interesi i perbashket i vendit por dhe ate qe pret vete BE nga Shqiperia.
DW Zoti Oswald ju jeni ne Tirane per te ndjekur nga afer procesin e perzgjedhjes se kandidateve nga Shqiperia ne kuader te programit te Bursave Parlamentare Nderkombetare 2012. Cili eshte qellimi dhe objektivat kryesore te ketij programi qe aplikohet dhe ne vende te tjera te botes
Eduard Oswald Ky program fton te rinj nga Shqiperia por dhe nga vendet e tjera ne Bundestag-un gjerman per ti njohur dhe familjarizuar ata me kulturen parlamentare me demokracine dhe shtetin ligjor. Shikoni per te krijuar nje ide me te mire po ju them se ne 25 vitet e fundit kane qene afer 2500 te rinj nga e gjithe bota qe kane ardhur ne Bundestag. Brenda nje periudhe pesemujore pjesemarresit ne kete program jane si te thuash ne kontakt direkt dhe me deputetet gjermane. Shikojne dhe ndjekin nga afer axhenden e tyre konkrete propozimet pergatitjet mbulimin e ceshtjeve ne zonat e tyre me te cilat ata jane angazhuar etj. Pra te rinjte duke shoqeruar deputetet ne terren kane mundesi te qendrojne jo vetem ne Berlin por dhe ne rajone te ndryshme te Gjermanise. Duke u kthyer tek rasti shqiptar keto dy dite ne patem rastin qe te shqyrtojme 12 aplikime te te rinjve. Biseduam ne menyre intensive me ta dhe 3 prej aplikanteve kane fituar bursen parlamentare. Te mos e fsheh qe jam habitur pozitivisht nga kontakti me te rinjte shqiptare nga pergatitjet serioze qe ata kishin bere dhe nga niveli i njohurive. Duke ditur shume mire jo vetem gjuhen gjermane por dhe duke patur njohuri te thelluara per Gjermanine dhe BE-ne.
Intervistoi Arben Muka
Redaktoi E. Xhani