E Diel, 1 Nëntor 2026

Po shpetimit te euros - Sllovakia miraton fondin e zgjeruar te shpetimit

Parlamenti i Sllovakise te enjten 13.10.2011 miratoi zgjerimin e fondit te shpetimit per euron EFSF. 114 deputete nga kampi qeveritar dhe ai opozitar votuan pro vetem 30 deputete votuan kunder. Tre parlamentare abstenuan. Me voten miratuese te vendit te fundit nga gjithsej 17 vendet e Eurozones mund te hyje tani ne fuqi financiarisht dhe funksionalisht fondi i zgjeruar per shpetimin e euros.

Rezultati i votimit te parlamentit sllovak u be i mundur fale vendimit te qeverise konservatoro-liberale ne largim per te mbajtur para kohe zgjedhjet parlamentare te planifikuara per vitin 2014. Tani zgjedhjet do te mbahen ne 10 mars 2012. Caktimi i afatit te zgjedhjeve te parakoshme ishte kushti i opozites socialdemokrate me kryetarin e tyre Roberto Fico per te miratuar zgjerimin e fondit te shpetimit te euros.

Kryeministrja Iveta Radicova te marten 11.10. e kishte lidhur votimin e pare per ombrellen e shpetimit me nje mocion besimi per qeverine e drejtuar prej saj. Neoliberalet SaS partnere ne koalicion refuzuan te jepnin voten pro. Keshtu votimi per fondin e shpetimit te euros dhe mocioni i besimit per qeverine deshtuan ne votimin e pare.

Me pas opozita dhe perfaqesues te kampit qeveritar rane dakord per zgjedhje te reja. Opozita socialdemokrate e kishte kushtezuar vazhdimisht voten pro fondit te shpetimit me doreheqjen e qeverise.

Votimi i parlamentit sllovak pritej me tension pasi per hyrjen ne fuqi te fondit te shpetimit ai duhet te miratohet nga te gjithe anetaret e Eurozones. Edhe BE shtoi trysnine ndaj Bratislaves pas Jo-se te marten ne parlament. Ne i bejme thirrje te gjitha partive te kapercejne pozicionet e tyre afatshkurtra politike dhe ne mundesine e pare te radhes te garantojne pranimin e shpejte te vendimit deklaruan kryetari i Komisionit te BE-se Jos Manuel Barroso dhe Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy.

Per Sllovakine me 55 milione banoret e saj pesha ne fondin e shpetimit eshte 77 miliarde euro. Nga ana tjeter vendi deri tani ka perfituar mjaft nga anetaresimi ne BE dhe ne Eurozone. Me ndihmen e mjeteve te BE-se dhe investimeve te huaja Sllovakia eshte bere nje nga vendet kryesore eksportuese te automobileve ne BE.

Pa miratimin e 17 shteteve te eurozones ombrella e zgjeruar e shpetimit nuk mund te fillonte nga puna. Kjo ombrelle do te marre dhe instrumente te reja per te reaguar me shpejt. Keshtu ne te ardhmen fondi mund te bleje obligacione te vendeve ne veshtiresi financiare qofshin ato shteterore apo te investuesve. Gjithashtu vendet e prekura mund te marrin kredi si masa paraprake ndihme dhe vendet e Eurozones mund te marrin para per tu ardhur ne ndihme instituteve te tyre financiare ne gjendje te veshtire.

Autor Stephan Stickelmann / E. Xhani afp dapd dpa rtr
Redaktoi A. Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›