Kukan PD e PS te tregojne gatishmeri per konsensus
Ne nisje te sesionit te ri parlamentar ne vend dhe po keshtu nje muaj perpara se Shqiperia te marre noten e radhes nga ana e Bashkimit Europian Eduard Kukan i Parlamentit Europian u ka bere thirrje paleve per bashkepunim. Kryetari i delegacionit per Europen Juglindore ne Parlamentin Europian Eduard Kukan permes nje mesazhi ne emer te PE-se i ka kerkuar politikes shqiptare qe te bashkoje votat per te miratuar ligjet qe nevojiten per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Po keshtu ne mesazh Kukan thekson se legjislacioni europian ka nevoje per dy pale te miratohet duke kujtuar ketu 12 rekomandimet e KE-se qe kerkojne nje shumice te cilesuar votash per miratim. Palet duhet te demonstrojne gatishmerine per te bashkuar perpjekjet per miratimin e legjislacionit te nevojshem per integrimin e ardhshem europian deklarohet ne mesazh. Ne kete kuader Kukan tha se pershendeste vendimin e opozites per te rifilluar aktivitetin parlamentar. Ky eshte nje hap pozitiv drejt normalizimit te dialogut ne vend. Te gjitha partite duhet te punojne ne menyre efikase per reformen zgjedhore dhe te garantojne nje kornize te qarte per procese zgjedhore ne te ardhmen theksoi europarlamentari Kukan.