E Diel, 1 Nëntor 2026

Grossruk serish ne Tirane per lobim. Sjell biznesmene

Deputeti austriak

Zevendeskryetari i Asamblese Parlamentare te OSBE-se Wolfgang Grossruk i njohur si nje mik personal i Kryeministrit Sali Berisha dhe mazhorances aktuale ishte dje ne Tirane duke bere qe vizitat e tij ne vendin tone te quhen me shume se te shpeshta. Por pas ndikimit te tij ne raportet e zgjedhjeve ne favor te mazhorances tashme parlamentari austriak duket se po lobon ekonomikisht per vendin tone. Keshtu dje ai shoqeroi ne zyren e Kryeministrit Berisha nje delegacion austriak te perbere nga anetare te Parlamentit austriak dhe i kryesuar nga Werner Amon zevendeskryetar i grupit parlamentar te Partise Popullore austriake. Qellimi i vizites se ketij delegacioni ne perberje te te cilit ishte edhe zoti Wolfgang Grossruk kryetari i grupit te miqesise ne Parlamentin austriak eshte qe te preke nga afer realitetin me zhvillimet e fundit si dhe per te njohur vendin dhe historine e tij shpjegon deklarata per mediat e Keshillit te Ministrave. Por ajo qe te bie ne sy me poshte lidhet me premtimin qe deputetet austriake bene per te ndihmuar qeverine shqiptare me investimet e huaja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›